Lajmet   Kryetari Ilazi pritet me nderime të larta në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 775 të Komunës

Kryetari Ilazi pritet me nderime të larta në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 775 të Komunës së Moosseedorf-it në Bern të Zvicrës - 04 shtator 2017

Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Moosseedorf-it Petter Bill, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe disa anëtarë të Komisionit për Partneritet me këtë komunë, morën pjesë në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 775 të Komunës së Moossseedorf-it “Doorfest 2017”.

 

Kryetari Ilazi u prit me nderime të larta në këtë ceremoni, ndërsa gjatë fjalimit të tij falënderoi popullin zviceran për bujarinë dhe respektin e treguar ndaj popullit tonë në kohërat më të vështira.

Delegacioni nga Kaçaniku gjatë qëndrimit në këtë komunë, vizitoi dy kompani të cilat merren me menaxhimin e mbeturinave. Në këtë takim u premtua mbështetje në këtë drejtim, ndërsa u tha se përvojat e mira do të aplikohen edhe në Kaçanik.

Delegacioni nga Kaçaniku është udhëhequr nga Kryetari Ilazi, ndërsa morën pjesë edhe Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani, Kryesuesi i Komisionit për Partneritet mes Kaçanikut dhe Moosseedorf-it Remzi Reka si dhe anëtarët e komisionit Valdet Teneqja, Fatlume Guri Selimi si dhe Nora Lika. 


RSS

Sign in