Lajmet   Kryetari Ilazi uron fituesit e garave sportive nga Kaçaniku në nivel republikan

Kryetari Ilazi uron fituesit e garave sportive nga Kaçaniku në nivel republikan - 23 qershor 2016

 Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, uruan të rinëjt fitues të garave sportive në nivel republikan. 

 Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, uruan të rinëjt fitues të garave sportive në nivel republikan. Gjatë ceremonisë së panairit të sportit, Kryetari Ilazi uroi nxënësit fitues në këto gara, dhe tha se Komuna e Kaçanikut vazhdimisht është duke u munduar që të krijoj hapësira të ndryshme për zhvillimin e sportit në këtë komunë, duke përmendur edhe ndërtimin e palestrës sportive si një projekt i cili do të ju ndihmoj sportistëve kaçanikas në realizimin veprimtarive të ndryshme sportive.

Sipas Fatos Vishit, Këshilltar për rini e sport, javën që shkoi ekipi në futboll të vogël vajzat nga Shkolla Fillore “ Ali Asllani” morën vendin e parë në garat republikane njësoj sikurse nga Gjimnazi “ Skenderbeu” të cilat poashtu morën vendin e parë në basketboll në këto gara shtetërore.

RSS

Sign in