Lajmet   Kryetari uron nxënësit dhe arsimtarët me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë

Kryetari uron nxënësit dhe arsimtarët me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë - 04 shtator 2017

 Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017-2018, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, vizitoi Gjimnazin “Skenderbeu” në Kaçanik si dhe Shkollën Fillore “Emin Duraku’ në Dushkajë. 

Kryetari Ilazi uroi nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke u dëshiruar suksese. Kryetari porositi nxënësit se e ardhmja e tyre është pikërisht duke e ndjekur rrugën e dijes. Kryetari më tutje shtoi se Komuna e Kaçanikut është duke punuar në vazhdimësi në kompletimin e infrastrukturës shkollore, duke krijuar kushtet sa më të mira për të gjithë nxënësit në Komunën e Kaçanikut. Nxënësit i uroi edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, ndërsa shtoi se drejtoria ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të procesit mësimor në Komunën e Kaçanikut. 

RSS

Sign in