Lajmet   Kuvendi i Komunës së Kaçanikut me shumicë votash miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2017

Kuvendi i Komunës së Kaçanikut me shumicë votash miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2017-2019 - 29 qershor 2016

 Kuvendi i Komunës së Kaçanikut mbajti mbledhjen e gjashtë për këtë vit, të cilën e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Xhelal Gashi, ndërsa në mbledhje prezantoi edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi.

 Kuvendi i Komunës së Kaçanikut mbajti mbledhjen e gjashtë për këtë vit, të cilën e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Xhelal Gashi, ndërsa në mbledhje prezantoi edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi.

Fillimisht Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Bahri Selimi prezantoi Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB), duke shtuar se ky dokument strategjik komunal përmban: 

1. Deklarata e Komunës në lidhje me prioritetet strategjike zhvillimore

2. Korniza Fiskale Komunale 

3. Tendencën e shpenzimeve komunale dhe parashikimet 2017-2019 dhe 

4. Strategjitë e shpenzimeve sipas Programeve Buxhetore – Drejtorive Komunale

Drejtori i EFZH tha se KAB Komunal, është dokumenti i parë që i prinë procesit të hartimit të Buxhetit pas pranimit të Qarkores së parë Buxhetore që lansohet nga Ministria e Financave për çdo vit. Shiquar nga aspekti fiskal, Buxheti i përgjithshëm i planifikuar i Komunës së Kaçanikut për vitin fiskal 2017, i përcaktuar sipas Qarkores Buxhetore nr. 2017/01 me kufijtë fillestarë buxhetor në shumë prej: 7,039,281.00 €. 

Nga kjo Total Financimi Qeveritar - Grantet: 6,178,267.00€ apo 87.77 % e përbërjes së buxhetit total dhe Të hyrat vetanake që për këtë vit planifikohen të jenë: 861,014.00€ apo 12,23 % e total buxhetit.

KRAHASIMI ME VITIN 2016:

Sipas burimeve të financimit Grantet Qeveritare kanë shënuar rritje nga 5,921,714.00 € sa ishte në v. 2016 në 6,178,267.00 € në v. 2017 apo në shumë totale prej 256,553.00 euro më shumë apo 4.33% rritje.

Ndërsa Të Hyrat Vetanake: për vitin 2017 janë përcaktuar ne lartësi prej 861,014.00 , bazuar në performancën e realizuar në vitet e fundit kemi edhe rritje te projeksioneve nga MF në shumë prej 151,342.00€ per dallim nga viti 2016, apo 21% rritje te planifikimit.

Tendenca e shpenzimeve komunale dhe parashikimi i tyre afat-mesëm 2017-2019 :

Përmes Qarkores Buxhetore komunale 2017/01 komunat do të kenë edhe në të ardhmen fleksibilitet në shpërndarjen e të hyrave vetanake komunale në strukturën e shpenzimeve sipas kategorive ekonomike për vitin 2017, duke përjashtuar kategorinë Paga dhe Mëditje.

Pagat dhe Mëditjet – Gjatë vitit 2016, kjo kategoria e pagave e mëditjeve u ngrit për pagesën e përvojës së punës me 0.5% si rezultat i ngritjes së pagave për të gjithë punonjësit komunal.

Kjo kategori e shpenzimeve per dallim nga viti aktual 2016, shenon rritje ne vitin 2017 ne shumë prej 167,687.00€ apo 3.55% dhe deri në vitet 2018 dhe 2019 mbetet e njëjtë deri sa nuk ekziston ndonjë vendim qeveritar ose si rezultat i implementimit të legjislacionit sekondar që ka të bëjë me reformën në administratën publike. 

Pjesëmarrja e kategorisë së pagave dhe mëditjeve në shpenzimet përgjithshme buxhetore komunale, mbetet në nivel të përafërt 69.58% në total buxhetit.

 

 


 

 

 

Mallrat dhe Shërbimet - kategoria e shpenzimeve për mallra dhe shërbime shënon rritje prej 40,314.00€ apo afër 8% ne krahasim me vitin e kaluar. 

 

Pjesëmarrja e kësaj kategorie të shpenzimeve në shpenzimet e përgjithshme buxhetore, gjatë vitit 2017 në total buxhetin do të jetë 7.74%.

 

 

 

 

 

 


 

 

 

Shpenzimet Komunale - Kategoria e shpenzimeve komunale shënon rënie të lehtë ne krahasim me vitin 2016 ne shumë prej 8,847.00€ më shumë apo 6.36% ne vitin 2017. 

 

Pjesëmarrja e kësaj kategorie të shpenzimeve në shpenzimet e përgjithshme buxhetore, është 1.85%

 

 

 

Subvencionet – Kjo kategori e shpenzimeve gjatë periudhës së projektuar, është për 8,000.00€ apo 3.91% me e vogël krahasuar me vitin 2016. 

 

Pjesëmarrja e subvencioneve në shpenzimet e përgjithshme buxhetore gjatë viteve 2017 do të jetë 2.79%.

 

 


 

Investimet Kapitale - kjo kategori e shpenzimeve gjatë vitit 2017 pjesa më e madhe e tyre planifikohet të financohet nga të hyrat e Granti Qeveritar në shumë prej 718,107.00 euro dhe shuma prej 551,893.00€ nga të hyrat vetanake komunale, totali për vitin 2017 arrin masën monetare në 1,270.000.00€. Krahasuar me vitin 2016 kjo kategori shenon rritje për 216,741.00 euro apo afërsisht 20% ne vitin 2017 dhe vazhdon të ketë ngritje edhe gjatë viteve 2018 -2019. Për periudhën afatmesme buxhetore masa monetare e përgjithshme për Investime Kapitale do të jetë na lartësi prej: 4,303,557.00€ që përfshinë vetëm financimin e projekteve nga buxheti vetanak pa futur këtu edhe investimet nga palët e treta si Ministritë dhe Donatoret e ndryshëm.

Ndërkohë delegatja e kuvendit nga radhët e LDK-së Lejla Koxha Shehu, tha së ka një përfshirje të mirë sa i përket ndarjes së buxhetit mes drejtorive, ndërsa kërkoi që tek investimet kapitale të përfshihet edhe pjesa e ndriçimit nëpër lagje që do të krijonte edhe siguri më të madhe për qytetarët. Anëtarët e Kuvendit Komunal e përkrahën KAB me shumicë të votave.

Delegatët e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut diskutuan edhe për pikën e dytë të rendit të ditës Propozim Vendimi për Vërtetimin e interesit të përgjithshëm publik, për zgjerimin – ndërtimin e Parkut të qytetit në Kaçanik, të cilën e përkrahën me shumicë votash.


RSS

Sign in