Lajmet   Nderohen dëshmorët në Ditën e Çlirimit

Nderohen dëshmorët në Ditën e Çlirimit - 11 qershor 2012

Aktivitetet për Ditën e Çlirimit të Komunës së Kaçanikut kanë filluar me vendosjen e luleve në memorialin e ngritur te varrezat e dëshmorëve
Aktivitetet për Ditën e Çlirimit të Komunës së Kaçanikut kanë filluar me vendosjen e luleve në memorialin e ngritur te varrezat e dëshmorëve. Lule kanë vendosur kryetari në detyrë, z. Heset Loku me bashkëpunëtor, OVL –UÇK-së, bashkëluftëtarë e qytetarë të tjerë  dhe kanë bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve në kompleksin memorial dhe pranë shtatores së komandantit Agim Bajrami emrin e të cilit më pas me krenari e ka mbajt Brigada 162 “Agim Bajrami”. Për nderë të 11 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Kaçanikut janë zhvilluar edhe aktivitete tjera ndërkaq ato do të përmbyllen me natën e dytë të Festivalit Kombëtar “Kaçaniku 2012”. Nata e dytë e Festivalit do të mbahet në oborrin e gjimnazit “Skënderbeu” ku do të prezantojnë SHKA “Bajram Shabani” nga Kumanova, SHKA “Valët e liqenit” nga Struga, QK “Pjetër Gaci” nga Shkodra dhe shoqëria nikoqire “SHKA “Shqiponja” nga Kaçaniku. Festivali fillon në orën 18:00.
 

RSS

Sign in