Lajmet   Organizohet Simpoziumi “Ambasadorët e Rinj” të Kaçanikut e të Vitisë

Organizohet Simpoziumi “Ambasadorët e Rinj” të Kaçanikut e të Vitisë - 12 dhjetor 2017

 Komuna e Kaçanikut ishte vendtakim i shumë të rinjëve, të cilët ishin mbledhur në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në simpoziumin “Ambasadorët e Rinjë”.

 Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, në emër të Kryetarit Beism Ilazi, përcolli përshëndetjet më të përzemërta, ndërsa falenderoi të rinjët për aktivitetin e tyre dhe organizatën FIQ për mbështetjen e dhënë. “Më lejoni që ne emrin tim dhe në emër të Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, të përcjell tek ju përshëndetjet më të sinqerta, dhe të ju përgëzoj për punën dhe aktivitetin tuaj në të mirë të shoqërisë kaçanikase. Komuna e Kaçanikut, fatmirësisht posedon një potencial të begatshëm rinor, e kjo po dëshmohet në vazhdimësi me nismat, iniciativat dhe aktivitetet e pandashme që po bëjnë të rinjët e Komunës sonë. Ndërsa së fundi të rinjët me shuma të vogla monetare, por me ide të mëdha realizuan disa projekte që ndikuan drejtpërsëdrejti në mirëqenien rinore. Kjo tregon edhe njëherë se idetë dhe gjërat e vogla shpesh herë ndryshojnë qasjen dhe ambientin në të cilin jetojmë. Nga këtu një falenderim të veçantë e përcjellim tek Organizata “FIQ” e cila me punën dhe angazhimin e vet, ka ndihmuar në realizimin e disa nismave në kuadër të projektit “Ambasadorët e rinj”. E falenderojmë për kohën dhe kontributin dhe mjetet e ndara për Komunën e Kaçanikut” tha mes tjerash drejtori Enver Kamishi. Edhe drejtoresha ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) Dajana Berisha,  tha se në Kaçanik rinia është një vlerë e jashtëzakonshme, ka ide, pasion e vullnet për ta ngritur qytetarinë aktive. Drejtoresha Berisha falendeori të rinjët që  ndanë kohën e tyre të çmuar, ndërsa Kryetarin Ilazi e falënderoi për përkrahje dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar gjithmonë. Në takim kishte prezantime nga Ambasadorët e Rinj dhe fjalime motivuese për punën vullnetare nga të rinjët. Në fund u shfaq një program i vogël artistik. Komuna e Kaçanikut dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) kanë përfunduar pesë projekte rinore në Kaçanik. Projektet kishin për qëllim realizimin e disa nismave për rregullimin e mirëqenies qytetare dhe promovimin e të lexuarit nga të rinjët në qytet. Projektet që u realizuan ishin ‘Vitrina e Librit”, “Furnizimi i bibliotekës me tituj të rinj”, “Ndriçimi në Gjimnazin “Skenderbeu” në Kaçanik”, si dhe projektet “ Ulëse në Parkun e Qytetit dhe në Stacionin e Autobusëve”. Projekti është realizuar përmes angazhimit të pesë ambasadorëve të rinjë të Komunës së Kaçanikut, ndërsa në implementim ishin të përfshirë mbi 100 të rinj kaçanikas.


RSS

Sign in