Lajmet   Përfaqësues të Odës indiane-kosovare interesohen për investime në Kaçanik

Përfaqësues të Odës indiane-kosovare interesohen për investime në Kaçanik - 18 shtator 2013

Përfaqësues të Odës indiane-kosovare, z. Besim Jashari, drejtor dhe z. Besim Sallahu, koordinator, janë interesuar për kushtet dhe mundësin e investimeve të biznesmenëve nga India

Përfaqësues të Odës indiane-kosovare, z. Besim Jashari, drejtor dhe z. Besim Sallahu, koordinator, janë interesuar për kushtet dhe mundësin e investimeve të biznesmenëve nga India. Drejtori i Odës  indiane-kosovare, z. Jashari e ka njoftuar kryetarin e Komunës, z. Besim Ilazi se biznesmenët Indian janë të interesuar të investojnë në shtetet ballkanike, me theks në Kosovë në disa fusha si në infrastrukturën ndërtimore, prodhimin e energjisë elektrike duke përfshirë atë nga hidrocentralet dhe energjinë solar, pastaj në fushën e bujqësisë, shëndetësisë dhe farmaceutike etj. Drejtori Jashari ka theksuar se lidhur me potencialet investuese do të organizohet në nivel vendi një konferencë 10 ditore ku investitorët indian do të njoftohen për së afërmi me kushtet për investimin e bizneseve të tyre. Ndërkaq kryetari Ilazi është shprehur se ne si Komunë mirëpresim interesimin e investitorëve dhe jemi të gatshëm që t’iu ofrojmë bashkëpunim dhe partneritet. Kryetari i ka njoftuar zyrtarët e Odës indiane-kosovare se Komuna ka destinuar hapësirat e Zonave industriale të cilat mundë të jenë potenciale për investimet e tyre. Ai ka theksuar se Zonat pothuajse e kanë të kompletuar infrastrukturën e nevojshme duke përfshirë edhe auto udhën që do të kaloj fare pranë tyre ndërsa ka thëne se Komuna tani më ka hequr taksën komunale për ushtrimin e veprimtarive biznesore.

 


RSS

Sign in