Lajmet   Përurohet objekti i shkollës së re në fshatin Begracë

Përurohet objekti i shkollës së re në fshatin Begracë - 08 tetor 2010

Kryetari i komunës së Kaçanikut, z. Xhabir Zhakrku me këtë rast ka falënderua të gjithë ata që u angazhuan për ndërtimin e kësaj shkolle, sidomos qeverinë e kryeministrit Thaçi dhe ministrin e Arsimit, z. Enver Hoxhaj ndërkaq nxënësve të kësaj shkolle u ka uruar më shumë dituri në këtë, siç e quajti ai, tempull të diturisë. Kryetari uroi që këta nxënës të pajisen me njohuri të reja dhe të përgatiten sa më mirë për arsimim dhe edukim të mëtutjeshëm
foto-shkolla-begrace-1.jpgfoto-shkolla-begrace-2.jpgSot, në fshatin Begracë është bërë përurimi i objektit të ri të shkollës fillore. Përurimin solemn e kanë bërë kryetari i komunës së Kaçanikut, z. Xhabir Zharku, ministri i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z. Enver Hoxhaj , deputet i Parlamentit të Kosovës, z. Berat Luzha dhe Qemalj Mustafa, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Me një fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni solemne është prezantuar kryetari i komunës së Kaçanikut, z. Xhabir Zhakrku i cili me këtë rast ka falënderua të gjithë ata që u angazhuan për ndërtimin e kësaj shkolle, sidomos qeverinë e kryeministrit Thaçi dhe ministrin e Arsimit, z. Enver Hoxhaj ndërkaq nxënësve të kësaj shkolle u ka uruar më shumë dituri në këtë, siç e quajti ai, tempull të diturisë. Kryetari uroi që këta nxënës të paisen me njohuri të reja dhe të përgatiten sa më mirë për arsimim dhe edukim të mëtutjeshëm.
Kryetari, z. Zharku u tha të pranishmëve se ne premtimet e dhëna për ndërtimin e shkollës së re i kemi mbajtur dhe ja që nga sot nxënësit e këtij fshati do të pajisen me dije të reja në kushte shumë të moderuara.
Ministri i arsimit, z. Enver Hoxhaj duke përgëzuar të pranishmit për shkollën e re ka thënë se jo vetëm për nxënësit ,mësimdhënësit dhe për familjet e këtij fshati të Kaçanikut, kjo ditë është e veçante sepse po i hapim dyert e kësaj shkolle të re dhe moderne. Për mua si ministër, vazhdoi ai, është një nder i veçantë që kjo shkollë u ndërtua në komunën më të bukur që ka Republika e Kosovës, në komunën e cila çdo herë i ka dhënë shumë Republikës së Kosovës dhe pa kontributin e Kaçanikut dhe banorëve të kësaj ane, nuk mund të imagjinohet Republika e Kosovës. Ministri z. Hoxhaj, falënderoj mësimdhënësit e kësaj shkolle për një punë të madhe dhe angazhimin që po bëjnë, sepse ndër profesionet më foto-shkolla-begrace-3.jpgfoto-shkolla-begrace-4.jpgtë lodhshme është profesioni i mësimdhënësit, tha z. Hoxhaj. Ministri z. Hoxhaj edhe me këtë rast ka sigurua arsimtarët se ekziston një premtim i qeverisë për rritje të pagave nga janari i ardhshëm dhe ai premtim i qeverisë do të mbahet sikur është mbajt në vitin 2008 dhe vazhdoi duke thënë se ne si qeveri kemi siguruar falas tekstet për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës. Qëllimi ynë është që çdo nxënës të jetë pjesë e sistemit arsimor, ta parandalojmë braktisjen nga shkolla dhe çdo kush të jetë i barabartë në shtetin e Kosovës. Ministri Hoxha ka lavdërua edhe punë e kreut të komunës, Ai tha se Komuna e Kaçanikut falë një pune të shkëlqyeshme të kryetarit Xhabir Zharku dhe të drejtorit te DKA-së Azem Guri, është ndër komunat e para që ka pasur edhe autonominë financiare të shkollave, së bashku me Gjilanin dhe Istogun. Ju keni shërbyer si model i mirë se si menaxhohen objektet shkollore. Ministri Hoxha në fund u shpreh se Republika e Kosovës ka lind në mendje dhe në zemra të nxënësve dhe të mësimdhënësve,andaj besoni edhe më tutje në shkollat tona sepse këto janë institucionet më të fuqishme që  ka shteti ynë i ri dhe fuqia jonë është arsimi i Republikës së Kosovës.
Drejtori i shkollës fillore “7 shtatori” në Begracë, z. Muzafer Gashi , në fjalën e tij mes tjerash tha se deri në këtë vit shkollor ne punuam me tri ndërrime në një shkollë të ndërtuar që në vitin 1963, me vetëm 7 dhoma mësimi ndërkaq, që nuk kanë munguar sukseset duke u radhitur në mesin e shkollave më të mira në nivel komune.
Objekti i shkollës së re në Begracë ka 10 dhoma mësimi, 4 kabinete dhe hapësira tjera  për personel ndërsa mësimet në këtë shkollë i përcjellin 425 nxënës. Vlera investuese është rreth 700 mijë euro dhe është financua nga Qeveria e Kosovë
 
 

RSS

Sign in