Lajmet   Zyra e Prokurimit në Kaçanik reagon lidhur me raportin e OJQ-së INPO

Zyra e Prokurimit në Kaçanik reagon lidhur me raportin e OJQ-së INPO - 26 maj 2011

Në reagimin e Zyrës së Prokurimit të nënshkruar nga menaxheri Zyrës, z. Zeqir Selmani thuhet se zyrtarisht ndërpresim raportet që i kemi pasur deri më sot me OJQ-në INPO
Në reagimin e Zyrës së Prokurimit të nënshkruar nga menaxheri Zyrës, z. Zeqir Selmani thuhet se zyrtarisht ndërpresim raportet që i kemi pasur deri më sot me OJQ-në INPO.
Më tej në reagim thuhet:
Jemi shumë të zhgënjyer në raportin tuaj sepse raporti juaj është i njëanshëm, jo profesional dhe i pa argumentuar. Reagimin tonë do ta përqendrojmë në vetëm disa pika të raportit:
Ju e keni potencuar se kjo zyre punon nën presion politik, ku nuk ka të bëj me realitetin sepse Zyra e Prokurimit sikur në të gjitha komunat tjera realizon politikat e komunës që votohen në Kuvendin Komunal.
Ju keni cekur se një i afërm i kryetarit qe 10 vite e ka fituar tenderin rresht, ku aspak nuk është e vërtet dhe na keni befasuar me këto të pavërteta .Unë po e citoj: Nëse tenderi është me procedurë të hapur i publikuar dhe nëse OE (Operatori ekonomik) i plotëson kriteret atëherë këtu nuk ka gjë të keqe dhe kundër ligjore edhe pse shpërblehet 1,2.....herë.
Ju  keni cekur se projektet realizohen shkel e shko. Sinqerisht po ju them turp për stafin e INPO-së, sepse projektet në Komunë mbikëqyren nga zyrtarët profesionist në atë lëmi (mbikëqyrësi i projektit që e cakton ZP në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit) dhe në bashkëpunim me komunitetin. Është e mundur të vonohet dinamika e punimeve por jo me fajin e firmës por për shkak të kontesteve të ndryshme në realizimin e projektit me komunitetin ku për çdo ditë vonesë ka dëshmi (ditari i punës), raporti i mbikëqyrësit.
Raportet e Auditorit që i përmendi që nuk janë favorizuese, ju lutemi merrni gjërat në mënyrë profesionale. Nuk ka pasur asnjë tender që e ka dëmtua procesin ndërsa mund të ketë ndonjë gabim teknik që nuk e ka dëmtuar procesin. Për profesionalizmin tonë fletë më së miri fakti se prej vitit 2008 e deri më sot kemi pasur vetëm një ankese në OSHP dhe atë e kemi fituar.
Sa i përket transparencës, ne me ju kemi qenë shumë transparent dhe ju kemi përgjigjur ftesave tuaja deri më sot. Kur flasim për transparencë mundë të themi se të gjitha aktivitetet e ZP publikohen ne ueb faqen e Komunës dhe të KRPP-së etj.
Prandaj, unë si menaxher i ZP jam shumë i prekur në raportin e juaja sepse del në pah vlerësimet e juaja të pa matura, jo profesionale, të një anshme etj prandaj pyes: Kujt i shërbejnë?
Duke i analizuar raportet tuaja jo profesionale, të njëanshme, edhe të vitit 2010 dhe të vitit 2011, kam ardhur në përfundim që zyrtarisht ti ndërpresim raportet që i kemi pasur deri më sot, me keq ardhje po e them por një fjalë e urtë popullore thotë: Mos hyn me një thes. 
 
Menaxheri i ZP
Zeqir Selmani
                                                                                                              

RSS

Sign in