Në zyrat e Ofiqarisë qytetarët mund të aplikojne qe te pajisen me këto dokumente si: Certifikatat e lindjes, të vdekjes, kurorëzimet, certifikatat e statusit martesor, dëshmi për personin që është gjallë, dëshmi për vdekjen ku u shërben qytetarëve për trashëgimi, vërtetimin që është mbajtës i familjes, evidenca e numrave personalë për fëmijë deri në 16 vjeç, regjistrimi i lindjeve,i vdekjeve, i kurorëzimeve nga bota e jashtme për të gjitha komunat e Kosovës, certifikatat mbi bashkësitë familjare, si dhe vërtetimi i përshkrimeve, nënshkrimeve, dorëshkrimeve etj.

Shërbimet e Ofiqarisë kryhen në zyrat 1, 2 ,3 , 4A , 11 dhe 15 Meqenese ne Kuvendin Komunal ndodhen zyrat e Regjistrimit Civil (te cilat jane ne varesi te Ministrise se Brendshme) po paraqesim edhe disa nga procedurat e regjistrimit civil.

Formularët dhe procedurat e dokumenteve të mësipërme paraqiten në rubrikën "Formularët" (djathtas).