Documents

Dokumenti x
 
 
 

Ekonomia

Pozita gjeografike e komunës së Kaçanikut duke përfshirë këtu edhe qytetin e Kaçanikut dhe situata e përgjithshme në 10 vitet e fundit,  kanë kushtëzuar për një dominim të sektorit tregtarë duke marr në konsideratë disa elemente strategjike siç janë edhe afërsia e dy vendkalimeve kufitare dhe pikave doganore, rrugët e karakterit nacional , hekurudhën, nyje lidhëse në mes dy kryeqyteteve (Shkupit dhe Prishtinës) etj.       
   Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në Komunën e Kaçanikut janë të regjistruara  1.142 biznese, ku vlen të përmendet se 924 subjekte afariste janë aktive dhe 218 pasive. Numri më i madh i këtyre bizneseve janë të orientuara në tregti me shumicë dhe pakicë me 41 %, pastaj bizneset të cilat mirren me transport janë rreth 16 % , me ndërtimtari 7 % , hoteleri  10 % , bizneset që mirren me bujqësi dhe pylltari janë 3 % , me zejtari 10 % .
 
 
Shpërndarja e bizneseve sipas veprimtarisë në Komunën e Kaçanikut :
 

Përshkrimi
Numri i bizneseve
Struktura në %
Tregtia me shumicë dhe pakicë
464
41%
Transporti
183
16%
Ndërtimtaria
77
7%
Hotelet dhe restorantet
115
10%
Bujqësi dhe pylltari
34
3%
Prodhimtari
98
8%
Zejtaritë
116
10%
Veprimtaritë tjera
55
5%
TOTALI
1.142
100%

 

Bizneset aktive
924
80%
Bizneset pasive
218
20%

 
 
  
 
 
 
   Numri i të punësuarve në Komunën e Kaçanikut është rreth 5860 ku rol të rëndësishëm ka luajtur sektori privat me rreth 83 % të të punësuarve dhe sektori publik me 17 %.
  
   Duhet përmendur edhe dy fabrikat si “New Lepenci” dhe “Silkapor”  janë të privatizuara dhe tash veprojnë me mjaft sukses ku kanë punësuar një numër të konsiderueshëm të punëtorëve të Kaçanikut .
 

                     Numri i të punësuarve
Struktura në %
Në sektorin publik
985
17%
Në sektorin privat
4875
83%
Numri I përgjithshëm i të punësuarve
5860
100%