Në komunën e Kaçanikut kujdesi primar shëndetësor realizohet përmes konceptit të mjekësisë familjare .
Mjekësia familjare është bartëse e kujdesit primar shëndetësor dhe njëherit shtylla kryesore e shëndetësisë .
Duke u bazuar në bashkëpunimin e ngushtë me profesionistët tjerë shëndetësor ,roli i mjekut familjar është primar dhe më i rëndësishëm sepse është porta hyrëse në sistemin shëndetësor .
Mjekësia familjare në Kaçanik është e organizuar në 10 institucione shëndetësore të mjekësisë familjare :
- 1 QKMF( qendra kryesore e mjekësisë familjare ) në Kaçanik ,
- 2 QMF ( qendra e mjekësisë familjare ) në Kaçanik të Vjetër dhe Doganaj
- 7 AMF (ambulance e mjekësisë familjare ), Stagovë, Begracë, Dubravë, Biçec, Strazhë, Kotlinë dhe Glloboçicë
Në kuadër të shërbimeve shëndetësore në komunën tone punojnë 17 Mjekë prej tyre 2 stomatolog .
Në QKMF në Kaçanik ofrohen këto shërbime shëndetësore :
· Shërbime laboratorike
· Shërbime rëntgenologjike
· Shërbimet e vaksinimit – i rregullt
· Shërbimet stomatologjike
· Shërbimet e emergjencës
· Shërbimet gjinekologjike – ku rregullisht i jepen këshilla nënave shtatzëna
Në QKMF ofrohen shërbime mjekësore 24 orë .
Prioritet i komunës për shëndetësi është :
- Ofrimi i shërbimeve primare
- Implementimi i mjekësisë familjare
- Mbulimi me mjekë i të gjitha QMF dhe AMF në teren
- Ngritja e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore .
Objektivi i komunës në sektorin e shëndetësisë është :
- Parandalimi i sëmundjeve ngjitëse
- Përmirësimi i shëndetit të popullatës
- Përkujdesja ndaj të sëmurëve
- Ofrimi i shërbimeve shëndetësore sa më të mira .