Documents

Dokumeti X
 
 
 

Shërbimeve Publike

Shërbimet Publike në komunën e Kaçanikut janë të planifikuar,organizuara koordinuara dhe të kontrolluara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, e cila drejtori ka përgjegjësit dhe autorizimet nga Statuti i Kuvendit Komunal dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë.
 
Shërbimet publike ne komunën e Kaçanikut, për qytetaret e komunës tonë,ofrojnë  këto shërbime:
 
Ø      Mirëmbajtjen dhe pastrimin parqeve dhe trotuareve,
 
Ø      Krijimin e ambientit te pastër dhe te qet ne bashkëpunim me ndërmarrjen regjionale “Pastërtia”, Njësia ne Kaçanik,
 
Ø      Ofrimin ujit te pijshëm 24 ore, zgjerimin e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, si dhe menaxhimin tyre nga ndërmarrja komunale publike “Lypeteni”,
 
Ø      Rregullim te infrastrukturës rrugore, duke krijuar kushte te volitshme në trafikun rrugor (vendosja e shenjave vertikale dhe horizontale),
 
Ø      Rregullimin e transportit publik te udhëtareve me kompanitë përkatëse,kombi-taksi ne vijat urbane dhe urbane-periferike,
 
Ø      Mirëmbajtja e rrjetit të ndriçimit publikë të qytetit dhe zgjerim te rrjetit ne vendet rurale,
 
Ø      Mirëmbajtje verore dhe dimërore te rrugëve lokale,
 
Ø      Mirëmbajtje të varrezave dëshmoreve dhe varrezave tjera si dhe pllakave përkujtimore,
 
Për ofrimin sa më të mirë të këtyre shërbimeve do të  përkujdesen:
 
·        Shërbimi teknik, që vepron në kuadër të drejtorisë së shërbimeve publike dhe emergjencës,
 
·        Ndërmarrja komunale publike “Lypeteni”,
 
·        Ndërmarrja regjionale “Pastërtia”,Njësia ne Kaçanik,
 
·        Kompanitë për Transport Publike që operojnë ne vijat urbane dhe urbane-periferike,
 
·        Kompanitë e kontraktuara dhe të tjerat sipas nevojës, si dhe grupet e ndryshme që do të angazhohen për këto shërbime.