Komuna

Komuna e Kamenicës është njësi themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, në kuadër të cilës qytetarët, drejtpërdrejt dhe nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur i realizojnë të drejtat dhe interesat e tyre, në territorin e saj të përcaktuar me ligj.

Selia e Komunës është në Kamenicë, rruga “Skënderbeu”.
Komuna përdorë simbolet e veta: emblemën, vulat, stemën dhe flamurin e Komunës.
Përmbajtja dhe përdorimi i simboleve, përcaktohet me vendim të veçantë të Kuvendit të Komunës.
Simbolet e Komunës miratohen dhe ndryshohen, nga Kuvendi i Komunës në pajtim me ligjet në fuqi dhe nuk duhet t’iu përngjajnë simboleve të komunave tjera në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj.
Simbolet e Komunës mund të miratohen, apo ndryshohen me dy të tretat (2/3) e votimit të këshilltarëve të Kuvendit të Komunës, pas konsultimit publik gjithëpërfshirës.
Kuvendi i Komunës, ndanë shpërblime, dekorata si dhe mirënjohje. Llojet e shpërblimeve, dekoratave dhe mirënjohjeve, kushtet dhe mënyra e ndarjes së tyre përcaktohen me vendim të veçantë të Kuvendit të Komunës.
Komuna feston festat kombëtare, shtetërore dhe fetare, sipas Ligjit për Festat Zyrtare, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Përveç festave të caktuara me paragrafin 1 të këtij neni, Komuna e Kamenicës feston edhe Ditën e Çlirimit të saj “18 Qershorin”.
Komunikimi me organet e komunës dhe qytetarët, bëhet në gjuhën shqipe dhe serbe. Të gjitha dokumentet zyrtare të Komunës, shtypen në dy gjuhë; shqip dhe serbisht.
Kuvendi i Komunës miraton rregulloren Komunale të detajuar për përdorimin e gjuhëve brenda territorit të saj, konform Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Organet e Komunës, angazhohen që qytetarët e komunës t’i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, religjioni, mendimi politik, statusin social, me qëllim që ata ti gëzojnë të drejtat me mundësi të barabarta në shërbimet komunale të të gjitha niveleve.
Përgjegjësitë e Komunës duhet të ushtrohen, organizohen dhe menaxhohen në pajtueshmëri të plotë me ligjet, të cilat rregullojnë përgjegjësitë e komunës, me Statutin e Komunës dhe Rregulloren e Punës, të miratuar nga Kuvendi i Komunës.
Organet e komunës janë:
a) Kuvendi i Komunës - organi më i lartë i Komunës dhe
b) Kryetari i Komunës - organi më i lartë ekzekutiv i Komunës.
Për më shumë shkarko statutin e Komunës së Kamenicës