Qyteti


IMG_0054-(Small)-(1).jpg

Kamenicë është një qytezë dhe komunë në Kosovë e cila kufizohet me disa komuna të shtetit fqinj Serbia. Gjendet në pjesën më lindore të Kosovës. Në veri kufizohet me Medvegjën, në veri-lindje me Leskovcin në lindje me Vranjën dhe lindje-jug lindje Bujanocin, ndërsa në jug-perëndim të Dardanës gjendet Gjilani dhe pjesën veri-perëndimore gjendet Prishtina. Popullsia prej rreth 63.000 banorëve është e shpërndarë në qytet dhe 76 fshatra.