Lajmet   Festohet dita e Çlirimit të Kamenicës

Festohet dita e Çlirimit të Kamenicës - 18 qershor 2013

1.JPGKamenica të martën ka festë. Pikërisht sot po bëhen 14 vjet nga hyrja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i dhënë kështu fund një lufte të paparë të regjimit serb mbi popullin shqiptarë të Kosovës. Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, organizuar nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për nderë të 18 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Kamenicës, në shtëpinë e kulturës “ Isa Kastrati” në  Kamenicës është mbajtur seancë solemne.
2.JPGKryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli,  ka thënë se populli shqiptarë i Kosovës ishte me shekuj i okupuar, por gjithmonë duke punuar dhe sakrifikuar  kohën, mundin, aspektin material, por individualisht edhe jetën për liri, demokraci dhe pavarësi. Kjo ditë, pra  ndërlidhet me sakrificën shekullore të popullit liridashës të Kosovës, me punën dhe veprën e madhe të popullit dhe individëve për tu çliruar nga ish pushteti okupues serb, me rezistencën e armatosur për çlirim dhe për shtetformim dhe me luftën e UÇK-së.


3.JPG“Çlirimi i  Kosovës dhe shpallja e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur, është një vepër madhore e  shumë brezave që vepruan, dhe u sakrifikuan për çështjen kombëtare e cila gjithmonë ishte e lidhur me aspektet e një lëvizje përparimtare, civilizuese të ndërtimit të një shteti të lirë, demokratik të prosperueshëm me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët” ka thënë Surdulli, duke shtuar se Çlirimi i Kamenicës dhe i gjithë Kosovës ndërlidhet me ndihmën e pakursyer të bashkësisë ndërkombëtare, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian dhe të veprimit të drejtpërdrejtë nëpërmjet sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave dhe teknologjisë serbe.

4.JPGNdërsa, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Enver Mavriqi, ndër të tjera tha se 18 qershori- dita e Çlirimit të Kamenicës, ishte dita kur UÇK-ja e mbështetur nga KFOR-i dhe e përkrahur nga popullata shqiptare, hynë më 18 qershor për ti thënë lamtumirën e fundit okupatorit serb, për të mos u kthyer kurrë në komunën tonë e as në Kosovë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milaim Limani, në emrin tij dhe në emër të OVL të UÇK-së, uroj 18 Qershorin- Ditën e Çlirimit të Kamenicës.

“ Sot bëhen 14 vjet kur ne së bashku me forcat e KFOR-it Amerikan hymë në qytetin tonë si forcë triumfuese. Ne u jemi mirënjohës të gjitha shteteve që na përkrahen në rrugën tonë të drejtë për liri dhe pavarësi “ ka thënë ndër të tjera Limani.

Dita e Çlirimit të Kamenicës, është duke vazhduar edhe me aktivitete të tjera.



RSS

Shto në Twitter Shto në Facebook Shto në MySpace

Sign in