Lajmet   Informatë mbi përfundimin e fushatës së korrje – shirjeve

Informatë mbi përfundimin e fushatës së korrje – shirjeve - 03 gusht 2017

   
aa-1-(1).png

DREJTORIA  E  BUJQËSISË, PYLLTARISË
DHE  ZHVILLIMIT  RURAL
Komisioni  për  Korrje – Shirje
 
Nr. 198 / Data:  01 / 08  / 2017
Kamenicë
 
Lënda:  Informatë  mbi  përfundimin e fushatës  së  korrje – shirjeve
 

Fushata e Korrje - Shirjeve në Komunën tonë, ka filluar më datë 06.07.2017, kurse kanë përfunduar më 31.07.2017, që do të thotë se procesi i Korrje – Shirjeve ka zgjatur rreth 26 ditë.

Sipërfaqet e korrura për këtë vit kanë qenë me sa vijon: grurë  1,560 ha. kurse  rreth 140 ha. janë kositur si ushqim  për kafshë  me grurë dhe elb 40 ha.       
Rendimenti mesatar te gruri ka qenë 3.500 kg./ha. kurse  te elbi ka qenë 3.200 kg./ha. prandaj e gjithë sipërfaqja e korrur me këto kultura i takon sektorit privat. Vlenë të theksohet se këtë vit, krahasuar me vitet e kaluara  redimentet kanë qenë më të ulëta për ha, kurse sa i përket cilësisë së grurit ka qenë e mirë. Gjatë  procesit  të  korrje - shirjeve në komunën tonë  kanë qenë të përfshirë rreth 32 autokombajna.
Edhe këtë vit, sikurse viteve tjera korrje-shirjet janë zhvilluar në bazë të programit të korrje-shirjeve dhe planifikimit të hartuar nga DBPZHR,  si dhe rregullores komunale për korrje – shirje.
           
Në bazë të  rregullores Komunale, Kryetari i Komunës ka caktuar komisionin për Korrje - Shirje në përbërje :
1. z. Ing.dip. Nejazi   Fera  - Kryetar
2. z. Ing.dip. Imer  Dermaku – Nënkryetar
3. z. Ing.dip. Musa  Ismajli – Anëtarë   
4. z. Fadil  Morina –  Anëtarë  dhe
5. z. Miomir  Iliç  -  Anëtarë
Komisioni ka filluar punën së pari në përgaditjen e dokumentacionit, ka bërë kontrollimin teknik të autokombajnave në teren dhe i ka pajisur me procesverbal mbi plotësimin e kushteve minimale teknike, njoftimin mbi procedurat e korrje – shirjes, mbrojtjes nga zjarri, pastaj organi kompetent komunal i ka pajisur me leje të punës  autokombajnerët  të cilët kanë marrë pjesë në fushatën e Korrje – Shirjeve. 
 Gjithashtu gjatë tërë fazës së këtij procesi komisioni për së afërmi e ka përcjellur fushatën e korrje - shirjeve, mund të theksojmë se këtë vit nuk kemi pasur asnjë ndërhyrje me ndonjë theksë të veçantë në terren nga ana e komisionit si psh.: për mosmbajtje të rendit, apo mos respektim të çmimit nga ana e kombajnerëve, shkelje të  rregullores etj. Tërë procesi i korrje – shirjeve ka qenë në nivelin e duhur, ka  pasur pak ditë të ndërprerje të fushatës për shkak të reshurave atmosferike të shiut. Rëndësi të veçantë komisioni i ka kushtuar mënyrës dhe cilësisë së korrjes në mënyrë që humbjet e drithit të jenë sa më minimale. Fushata e korrje - shirjeve në tërësi në komunën tonë ka qenë e suksesshme, nuk kemi pasur asnjë rast të djegijeve të parcelave nga zjarri . 
                
 
                                                                                           
                                                                                                            Kryetar  i  komisionit  për korrje –shirje
 
                                                                        Nejazi  Fera 
 
 


RSS

Shto në Twitter Shto në Facebook Shto në MySpace

Sign in