Lajmet   Kompletohet shkolla "Sejdi Kryeziu" në Roganë

Kompletohet shkolla "Sejdi Kryeziu" në Roganë - 16 maj 2017

  Image-1-(2).png Pas përfundimit të objektit të ri të shkollës së mesme në Roganë, emërtimit dhe ndarjes nga shkolla profesionale nga Kamenica, salla e sportit në këtë shkollë sot është kompletuar  me pajisjet sportive për mbajtjen e orëve të kulturës fizike e  dhe organizimit tē lojërave sportive.

 

 Image-2.png Kryetari i komunës Begzad Sinani së bashku me bashkëpunëtorë, sot vizitoi shkollën për të parë nga afër vendosjen e pajisjeve sportive. " Ne  kemi ndërtuar këtë shkollë moderne me standarde evropiane që lirisht mund të themi që është më e mira në regjion që plotëson të gjitha kushtet për mësimdhënie e mësim nxënie. Me  angazhimin tonë arritëm që të sigurojmë edhe të gjitha pajisjet sportive për sallën e kulturës fizike që ka qenë kërkesë e mësimdhënësve të kulturës fizike dhe nxënësve dhe kështu po e kompletojmë shkollën tuaj uroj ta ruani e ta gëzoni " tha kryetari i Komunës Begzad Sinani.

 

Kjo shkollë është me të gjitha standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian.

 


RSS

Shto në Twitter Shto në Facebook Shto në MySpace

Sign in