Lajmet   Kryetari i Komunës Begzad Sinani prezentoi para qytetarëve punën gjashtëmujore të vitit 2017

Kryetari i Komunës Begzad Sinani prezentoi para qytetarëve punën gjashtëmujore të vitit 2017 - 05 gusht 2017

  Kryetari i Komunës  Begzad Sinani  ka mbajtur debat me qytetarë, të parin për vitin 2017, në të cilin ka prezantuar punën për periudhën janar-qershor 2017.
   
Në fokusim të realizimit të punës për këtë periudhë sipas projekteve dhe programeve të parapara për qeverisje Kryetari Sinani  ka prezantuar projektet e realizuara në Infrastrukturë, Arsim, Shëndetësi,  përmir
simin e shërbimeve komunale, subvencionet e ndryshme, bashkëpunimin me Institucionet e Republikës së  Kosovës, donatorë e investitorë të ndryshëm. 
Gjatë kësaj jave tha se do të fillojnë punët në rregullimin dhe funksionalizim e ujësjellësve në fshatrat :Koretin, Kopërnicë, Kollolec dhe Shipashnicë, asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Kopërnicë, stadiumi i qytetit dhe në procedurë të tenderimit është ndërtimi  i urës në fshatin  Topanicë. 
“Që nga dhënia e betimit jam zotuar se do të jem në shërbim të qytetarëve dhe realizim të kërkesave të tyre, kam garantuar se askush nga shërbyesit civil  të administratës, punëtorët  e sistemit  arsimor e shëndetësor nuk do të preket, nuk jam kthyer prapa dhe ne po vazhdojmë të punojmë në shërbim të qytetarëve pa dallime, kemi të bëjmë me një qeverisje lokale të suksesshme,me menaxhim të mirë financiar, kemi vendosur disiplinë financiare duke zvogëluar shpenzimet e panevojshme deri në 60% si dreka zyrtare, karburante për vetura, shpenzime të telefonisë, shpenzime të mëditjeve zyrtare etj duke mos rrezikuar shërbimet komunale dhe realizimin e projekteve, po e përmbyllim këtë mandat në mënyrë të suksesshme " tha në fjalën e tij kryetari i komunës Begzad Sinani.  Debati  u  mbajt në Shtëpinë e Kulturës "Isa Kastrati",  në sallën  solemne ku  të pranishëm ishin rreth 120 persona ( qytetarë).  
Kërkesat e qytetarëve ishin të natyrës së ndërtimit dhe të rregullimit të infrastrukturës, kryesisht të kanalizimeve, ujit, rrugëve, shkollave, etj. të cilave iu përgjigj kryetari i komunës Begzad Sinani.
 





RSS

Shto në Twitter Shto në Facebook Shto në MySpace

Sign in