Lajmet   Mbahet mbledhja e Bordit të Drejtorëve

Mbahet mbledhja e Bordit të Drejtorëve - 09 gusht 2017

 DSC_0482.JPGNën kryesimin e Kryetarit të Komunës, Begzad Sinani, Bordi i Drejtorëve ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë shqyrtuar një varg çështjesh me rëndësi për jetën e qytetarëve.
Kryetari Sinani fillimisht ka analizuar çdo projekt që është realizuar gjatë këtij viti, funksionalizimin e Objektit të Komunës së re dhe riorganzimin e stafit, kurse më tepër u diskutua  për ato çështje të cilat vazhdojnë të jenë në proces të kryerjes.
 DSC_0483.JPGProjektet  të cilat kanë filluar dhe që priten të përfundojnë së shpejti  janë:  Shkolla në Busavatë, punimet në Qerdhen  “Filizat” në Kamenicë, Kanalizimi deri në Grizime,  Kulmi i ndërtesës kolektive  prapa qerdhes në qytet etj.
Përveç  këtyre priten që së shpejti  të fillojnë punët edhe në: Asfaltimin e rrugës Kryesore në Kopërnicë, Stadiumin e qytetit në Kamenicë, ujësjellësi  në fshatrat: Koretin - Kopërnicë  – Kolloleq  – Shipashnicë e Epërme, ura  në fshatin Topanicë  e cila është në procedura të tenderimit dhe do të filloj së shpejti.

Faton Jakupi, Drejtor i Shërbimeve Publike ka përmendur se është në proces për t’i realizuar një sërë projektesh që fillojnë nga ndërtimi i rrugëve, vazhdimi i projekteve të mbetura  etj. Por, ai shtroj si problem edhe çështjet  e ndriçimit të parkut të qytetit që është problem kyqja nga objekti i shtëpisë së Kulturës, mirëmbajtjen e qytetit, hapjen dhe rregullimin e rrugëve lokale  etj.

Milaim Limani, Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport, tha se të gjitha manifestimet që organizohen në komunën tonë janë kryer në mënyrë të suksesshme dhe me shpenzime minimale. Ai gjithashtu theksoi se është arritur që të ketë respekt të plotë të orarit të punës nga nëpunësit civil.

Valon Maliqi, Drejtor i Administratës së Përgjithshme, tha se është arritur që të ketë respekt të plotë të orarit të punës nga nëpunësit civil. Si një ndër sukseset më të mëdha të  punës së administratës  ai ka përmendur zgjatjen e orarit të punës në sektorin e Gjendjes Civile edhe atë duke ofruar punë  edhe gjatë ditëve të vikendit për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e bashkë atdhetarëve, e gjitha kjo për të qenë sa më efikas dhe në shërbim të qytetarëve.

Fadil Hoti, Drejtor për Pronë Kadastër dhe Gjeodezi, ka përmendur një sërë vendimesh  që kanë përmirësuar punën në këtë drejtori. Ai tha se është vërejtur një punë pozitive më palë, ka përmendur planin 6 mujor ku ka arritur të përmbush dhe tejkaloj punën për 7% në krahasim me vitet e kaluara.  Ai ka thënë se  gjatë udhëheqjes së tij me këtë drejtori ka arritur ta kthej normalitetin në punë dhe të ofroj shërbime më të mira për qytetarët.
 
Kryetari i Komunës Begzad Sinani falënderoi të gjithë drejtorët për bashkëpunimin e tyre në përfundimin e projekteve dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e Komunës tonë, dhe kërkoi angazhim edhe më të madh deri në përfundimin e mandatit tonë. 

RSS

Shto në Twitter Shto në Facebook Shto në MySpace

Sign in