Lajmet   Ministrja në detyrë e integrimeve evropiane Mimoza Ahmetaj vizitoi Kamenicën

Ministrja në detyrë e integrimeve evropiane Mimoza Ahmetaj vizitoi Kamenicën - 18 maj 2017

    
DSC_0349.JPGMinistrja  në detyrë  e integrimeve evropiane Mimoza Ahmetaj,  u mirëprit nga  kryetari i komunës Begzad Sinani  me bashkëpunëtorë.  Kryetari Sinani e njoftoi ministren me të gjitha proceset që po zhvillohen në Komunën e Kamenicës, në veçanti  për  investimet  kapitale  të cilat janë  realizuar  nga shfrytëzimi i  fondeve të ndryshme ,sidomos  ato të

Bashkimit Evropian, Qeverisë  së Kosovës ,HELVETAS-it, etj.
thumbnail_DSC_0376.jpg





DSC_0357.JPG
 Pastaj  foli për të arriturat  në realizimin  të barazisë gjinore dhe   nxitjen e  bizneseve të reja . Ai numëroi një listë të gjatë   të projekteve të realizuara  gjatë  këtij mandati. Ndërsa  si objekte  kapitale  të financuara nga  BE përmendi   objekti i ri i komunës që  ka kushtuar   një  milion katërqinmijë  ero, dhe  objekti i shkollës  së mesme  mikse në Roganë,  me vlerë  një milion e treqindmijë euro. Ministrja i njoftoi  edhe  për mundësitë   e tërheqjes së fondeve  nga BE ,ndërsa  komuna duhet ta përgatisin  një ekip të mirë  për  përgatitjen e projekteve  komunale . Ajo ishte e entuziazmuar me të arriturat në Komunën e Kamenicës. Sinani,  i falënderoi edhe  qeverinë e kaluar  për bashkëpunim dhe  mbështetjen  e  dhënë   për  realizimin e shumë  projekteve  infrastrukturore  në Komunën e Kamenicës. Sinani me mysafiren  e  bën një gjiro në qytetin e Kamenicës ,ku  vizituan  parkun e qytetit dhe  objektin e  ri  të Komunës së Kamenicës dhe disa biznese të cilat i udhëheqin femrat.

 


RSS

Shto në Twitter Shto në Facebook Shto në MySpace

Sign in