Lajmet   Myftiu Tërnava priti kryetarin e Komunës Sinani dhe kryetarin e BIK-ut ef. Bejtullah Hashani

Myftiu Tërnava priti kryetarin e Komunës Sinani dhe kryetarin e BIK-ut ef. Bejtullah Hashani - 20 prill 2017

 Image.pngNë këtë takim ndër të tjera u bisedua për fillimin e ndërtimit të objektit të Administratës për BIK- un në Kamenicë, mbulimin e shpenzimeve të varrimit nga ana e komunës.Poashtu u tha se ekziston  një  bashkëpunim i shkëlqyeshëm  mes të kryetarit  Begzad Sinani, Institucioneve komunale dhe Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë.


Image-1.png

Kryetari Sinani tha se ne kemi shqyrtuar dhe aprovuar kërkesat që kanë qenë të drejta, të domosdoshme dhe të arsyeshme nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë dhe do të vazhdojmë këtë partneritet në mes të Komunës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë, po ashtu  ai kërkoj nga Myftiu Tërnava, që të shfrytëzojë ndikimin e tij në botën arabe për mundësinë e investimeve në Kamenicë, si në ndërtimin e banesave kolektive për raste sociale, renovimin e QKMF - së.

 

Myftiu Naim Tërnava, falënderoj kryetarin e komunës Begzad Sinani dhe kryetarin e Bashkësisë Islame të Kamenicës, Bejtullah Hashani për këto të arritura të mëdha në shërbim të qytetarëve të komunës së Kamenicës. Ne në mbledhjen e radhës të kryesisë do të iniciojmë fillimin e procedurave të tenderimit për ndërtimin e objektit të administratës së Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë dhe besojmë që në muajin qershor do të vendosim gurthemelin së bashku me ju, në fund të muajit do të udhëtojë për Dubai dhe do të dorëzojë projektet e Komunës së Kamenicës dhe disa projekte të BIK-ut, e projekte të tjera, tha Myftiu Naim Tërnava.

 


RSS

Shto në Twitter Shto në Facebook Shto në MySpace

Sign in