Lajmet   Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Shipashnicë e Poshtme - Bujnoc - Kikë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Shipashnicë e Poshtme - Bujnoc - Kikë - 18 prill 2017

BEGI-1.png Kryetari i Komunës Begzad Sinani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin dhe asfaltimin e rrugës Shipashnicë e Poshtme - Bujnoc - Kikë me drejtorin e kompanisë AIR ENERGY z.Tuncer Baltaci dhe për realizimin e projektit për prodhimin e energjisë me erë në vlerë prej 43.000.000€.
 BEGI-2.pngKryetari Sinani në fjalën e tij tha se Po krijojmë kushte dhe infrastrukturë për zhvillimin ekonomik dhe turizëm malor me asfaltimin e kësaj rrugë shumë familjeve do të mundësojmë kushte për zhvillimin e blegtorisë, bletarisë, turizmit malor dhe falë qeverisjes mirë dhe bashkëpunimit shumë të mirë po sjellim investitorët e huaj në komunën tonë tha kryetari i Komunës Begzad Sinani.

 

Drejtori i AIR ENERGY Tuncer Baltaci tha se kjo marrëveshje e bashkëpunimit do të na mundësojë përfundimin e projektit dhe jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin e kryetarit Begzad Sinani dhe Institucioneve Komunale, punët rreth projektit janë duke shkuar drejt përfundimit dhe së shpejti do të fillojmë me prodhimin kilovatëve të parë të energjisë alterantive me erë mbrenda këtij viti do ta përfundojmë të gjithë projektin besojmë në vazhdimin e këtij bashkëpunimi.


RSS

Shto në Twitter Shto në Facebook Shto në MySpace

Sign in