Lajmet   Shënohet 2 prilli – Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

Shënohet 2 prilli – Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë - 02 prill 2012

1.jpgMe rastin e Ditës Ndërkombëtarë të Librit për Fëmijë M.Sc.Nazmije Demolli-Kastrati-Koordinatore për të Drejtat e Fëmijëve, njëkohësisht edhe Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut ka vizituar bibliotekën e qytetit “Drita” ku është mirëpritur nga znj.Bedrije Bajrami Koordinatore e kësaj biblioteke. Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi se sa janë të interesuar fëmijët për lexim.
Sipas znj.Bajrami në bibliotekën e qytetit dhe degët e saj, janë regjistruar 649 lexues, prej tyre 494 nxënës të shkollave fillore, 87 nxënës të shkollave të mesme, e të tjerët student, punëtor, dhe pensionist, gjë që është një numër shumë i vogël në krahasim me numrin e nxënësve që vijojnë shkollimin.

M.Sc.Nazmije Demolli-Kastrati theksoi se: 2 prilli, festohet në gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj; është vendosur për nderë të shkrimtarit të madh për fëmijë Hans Kristian Andersen. Ditë e cila festohet në botë prej vitit 1967.
”Ne duhet të jemi shumë krenarë që shfrytëzojmë prodhimin mendor të njerëzve të ndryshëm. Kjo është ajo që na jep libri... . Kjo është dhurata që na fal libri. Leximi i librit dhe zgjerimi i kulturës së librit është një nga faktorët më të rëndësishëm në ngritjen e nivelit kulturor të shoqërisë. Leximi dhe përdorimi i librit ngrit nivelin mendor dhe kulturor të njeriut. Shoqëri e suksesshme është një shoqëri në të cilën është zgjeruar kultura e përdorimit të librit” ka thënë Nazmije Demolli- Kastrati.

Ndërsa, mesazh i NJKDNJ-së me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë është që: Fëmijët të lexojnë sa më shumë ngase leximi është art, e libri është porta e dijes dhe njohurisë. Për një komb është mirësi e madhe që njerëzit e tij të jenë aktiv në libra. Libri është nëna e civilizimeve dhe legjenda e tyre.

RSS

Shto në Twitter Shto në Facebook Shto në MySpace

Sign in