Lajmet   U përkujtuan dëshmorët e kombit Ramadan Kastrati, Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Basri Canolli, Ahmet Me

U përkujtuan dëshmorët e kombit Ramadan Kastrati, Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Basri Canolli, Ahmet Mehmeti dhe Beteja e Marecit - 18 prill 2017

SLIKA-1.png Kryetari i Komunës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë sot përkujtuan dhe nderuan dëshmorët e kombit Ramadan Kastrati, Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Basri Canolli dhe Ahmet Mehmeti dhe përkujtuan Betejën e Marecit.
 SLIKA-2.pngNë fjalën e tij kryetari i Komunës Begzad Sinani tha se " Na bashkoi sot edhe njëherë përvjetori i rënies heroike të deshmorëve të kombit : Arsim Isufi , Shemsi Isufi, Ramadan Kastrati dhe Basri Canolli, rënies burrërore të plakut Ahmet Mehmeti si dhe shpërnguljes me dhunë të banorëve të fshatrave Leshtar, Strezoc, Rahovicë dhe Gregjenik nga policia, ushtria dhe paramilitarët serb. 

Virtytet e tyre janë pasuria më e çmueshme morale, edukative e shpirtërore e këtij populli. Por lavdia e çdo virtyti qëndron në zbatimin e tij, prandaj ne i mbajmë gjallë dëshmorët jo vetëm në kujtimin tonë të përjetshëm, por edhe duke i konkretizuar vlerat e tyre që na i lanë trashëgim.
I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët.
Lavdi të gjithë dëshmorëve !

Fjalë rasti në këtë përvjetor patën edhe ish komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi i cili përkujtoj segmente nga Beteja e Lavdishme e Marecit, dhe kryetari i OVL-së së UÇK-së dhe drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Milaim Limani.


RSS

Shto në Twitter Shto në Facebook Shto në MySpace

Sign in