Lajmet   U shënua 15 maji – Dita Ndërkombëtare e Familjes

U shënua 15 maji – Dita Ndërkombëtare e Familjes - 16 maj 2012

1.jpgMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, M.Sc.Nazmije Demolli-Kastrati, vizitoj disa familje të cilat nuk ishin fare të informuara që 15 maji  është Dita Ndërkombëtare e Familjes.

Gjatë këtyre vizitave nëpër familje të ndryshme znj. Demolli-Kastrati, i informoj ato se:” familja e shëndosh është gjeneratori kryesor i një shoqërie të shëndosh, i një të ardhme të sigurt, si dhe njëri prej faktorëve kryesor i ecurisë normale të shtetit. Për të ekzistuar familja së pari si nocion, e pastaj si realitet, duhet që patjetër t’i jepet rëndësia e duhur martesës. Sepse, martesa është garancia e saktë e vazhdimit të lozes së mëtutjeshme njerëzore”.

Ajo më tej shtoi se fenomeni i martesës, pa më të voglin dyshim është esenca e familjes dhe shoqërisë, por nuk përjashtohet mundësia se, martesa mund të shërbej, edhe për shkatërrimin e familjes, duke qenë njëkohësisht në numër të gjithë pjesëtarët që e përbejnë familjen.

Nga këto vizita që i bëri znj. Demolli-Kastrati ka vërejtur se në shoqërinë e sotme, divorcet dhe mungesa e harmonisë nëpër familje është bërë një realitet i pa  pamohueshëm. Po ashtu gjatë kësaj dite tek qytetarët janë shpërndarë  fletëpalosje me të dhëna bazë për familjen, motoja e së cilës ishte: “Familja e shëndoshë-garanci e së ardhmes”. 


RSS

Shto në Twitter Shto në Facebook Shto në MySpace

Sign in