Lajmet   U varros Prof. Dr. Sadri Shkodra

U varros Prof. Dr. Sadri Shkodra - 13 korrik 2011

Me nderime, është varrosur punëtori i palodhshëm  Prof. Dr. Sadri Shkodra, në prani të familjarëve, miqëve , përfaqësuesve të jetës shoqërore, studentëve, banorëve të fshatit   Desivojcë e më gjerë. Varrimi  është bërë në vendlindjen e tij në Desivojcë.
Faik Shkodra, në fjalimin e tij  tha” në këto qaste e kem te veshtirë të gjejm dhe ma te voglën fjalë për ta shprehur pikëllimin, shqetësimin dhe dhembjen tonë të madhe me rastin e vdekjes së prindit, vëllait, petagogut, intelektualit, profesorit dhe njeriut me pëmasa te veqanta prof. Dr. Sadri Shkodra”
Ai tha se Prof. Dr. Sadri Shkodra, gjatë tërë jetës dhe punës që bëri, nderoj  vendlindjen, respektoj punën dhe sakrifikoj shumë për arsimin, edukimin dhe nxjerrjen në dritë të sa e sa gjeneratave, të cilat gjithë andej sot shpërndajn dritën e diturisë me suksese për jetë më të  lumtur për ardhmëri dritëdhënës dhe për parimin gjithnjë e më të madh të vendit e të atdheut.


Ndërsa, Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, tha se  e kam shumë vështirë të pajtohem se po mbajë fjalë mortore për profesorin tim, që deri në vdekje ishte përkrah nesh dhe e kam shumë vështirë ta bindë veten dhe juve se Prof. Dr. Sadri Shkodra, më nuk është në mesin tonë.
“ të rall janë njerëzit si  Sadri Shkodra dhe vdekja e tij do të lë zbrastësi të madhe, jo vetëm në familje, por edhe në universitet, në shoqëri, si dhe tek banorët e Desivojcës, të komunës së Kamenicës dhe mbarë Kosovës” tha Surdulli.
Në emër të fakultetti të Makinerisë foli Prof, Fejzullah Krasniqi, ku tha se  “ Lajmi pikëllues për vdekjen mistike të prof. Sadri Shkodra, na ka tronditur thellë të gjithë neve punëtorëve të UP-së,  dhe gjithë studentëve e qytetarëve që e kanë njohur këtë njeri të vyrtytshëm dhe punëtorë titanic”
Edhe Prof. Musa Limani  “ me pikëllimin më të thellë morëm lajmin shumë të hidhur që preku thellë zemrat tona, për vdekjen e papritur dhe të hershme të prof. Sadri Shkodrës”
Ndersa, Xhafer Xhaferi thotë se “ai bëri atë që kërkonte  atdheu dhe kombi, në momentet përkatëse dhe të duhur, kaloi një jetë që kishte baticat dhe zbaticat e veta, por të denjë duke qëndruar për herë krenar dhe i përkulur para dallgëve të shumta të jetës”
Në emër të familjes foli nipi Sabri Shkodra, ku shprehi falënderimet më të sinqerta për të gjithë të pranishmit, për pjesmarrjen masive dhe të dinjitetshme në ceremoninë e varrimit.
Pas përfundimit të fjalimeve, u vunë kurora lulesh, nga familjarë, miq e bashkëvendas të fshatit si dhe  nga Kryetari i komunës së Kamenicës.

RSS

Shto në Twitter Shto në Facebook Shto në MySpace

Sign in