Lajmet   Vihet gurë themeli i projektit " Rregullimi i stadionit të qytetit në Kamenicë "

Vihet gurë themeli i projektit " Rregullimi i stadionit të qytetit në Kamenicë " - 11 gusht 2017

DSC_0586-(1).JPGKryetari i Komunës Begzad Sinani së bashku me Drejtor të Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal, në prani të qytetarëve, sportistëve, anëtarëve dhe përfaqësuesve të klubeve të sportit, sot e vendosëm gurë themelin e rregullimit të stadionit të qytetit në Kamenicë.
 

     
DSC_0532.JPG







 
DSC_0557-(1).JPGFillimisht para të pranishmëve inxhinieri Uran Berisha prezantoi projektin për rregullimin e stadionit të qytetit, ndërsa në fjalën e tij kryetari i Komunës Begzad Sinani tha: Ne gjatë fushatës së kaluar zgjedhore sportistëve të shumtë të klubeve të sporteve ju patëm premtuar kushte dhe infrastrukturë me të mirë për të zhvilluar aktivitetet e tyre sportive dhe sot është një lajm i mirë për të gjithë, sepse po fillon ky projekt i shumëpritur për ta dhe besojmë që do të përfundojë brenda këtyre katër muajve.

Përfaqësuesit e klubeve të sporteve, sportist e qytetarë falënderuan kryetarin Sinani për fillimin e këtij projekti që do të u mundësojë kushte më të mira, e që besoj se edhe sukseset nuk do të mungojnë.

RSS

Shto në Twitter Shto në Facebook Shto në MySpace

Sign in