Qasja në dokumentat publike

Kërkesat për Qasje në Dokumentet Publike

 

Para së të bëni një kërkesë për Qasje në Dokumentet Publike, ju lutemi  që së pari të  kontrolloni  ueb faqen  zyrtare të Komunës së Kamenicës. Në mënyrë që të verifikohet, se ndoshta dokumenti  i kërkuar nga ju, mund të gjendet  në portalin  zyrtar të komunës. Nëse dokumenti i  kërkuar nuk është në ueb faqen  zyrtare të Komunës së Kamenicës, atëherë kërkesën mund ta bëni në këtë adresë:

 

Zyra Komunale  e informimit

Rruga  “Skënderbeu”,  pa numër

62000 Kamenicë

Sylejman Morina , zyrtar për shqyrtimin e kërkesave për qasje në dokumentet publike.

Official e-mail: sylejman.r.morina@rks-gov.net

sylejmanmorina@hotmail.com

Tel/0280/370-866 çdo ditë pune prej  08:00-16:00

 

Informata rreth kërkesave:

 

Kërkesa juaj mund të jetë e shkruar, verbale, si edhe e dërguar me post elektronike.

Me qëllim që kërkesa juaj  të shqyrtohet, e njëjta  duhet të përmbajë detaje, si  në vazhdim:  Dokumentin  që e kërkoni të keni qasje  (ju lutem mundësisht saktësoni , me sa më shumë detaje).

 Poashtu  ju lusim ju lusim që të jepni të dhënat tuaja, si: emri dhe mbiemri, adresa postare ose elektronike më qëllim që të informoheni  rreth kërkesës suaj.

Sipas Ligjit për  Qasje në Dokumentet Publike, ju nuk jeni i detyruar të jepni arsye për kërkesën tuaj.

 Zyra për Informim ,zyrtari përgjegjës për qasje në dokumentet publike do  të  kthej  përgjigjen brenda 7 ditëve, ashtu siç parashihet me ligjin për  Qasje në Dokumentet Publike .

 Përgjigjen  që do ta merrni nga zyrtari përgjegjës do të informoheni  për lejimin, moslejimin apo kufizimin e pjesshëm të kërkesës suaj  duke u bazuar në ligjin e lartpërmendur. Në rast se nuk ju lejohet qasja në dokumentet   e kërkuara , do të  jepen informata  dhe arsyet  e refuzimit të kërkesës suaj.

Ju lutemi shkarkoni  formularin  më poshtë, plotësoni  dhe dorëzoni  në Qendrën për Shërbime të Qytetarëve

Kliko për  ta shkarkuar formularin për kërkesë

Ligji për qasje në dokumente publike