Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut

Në bazë të dispozitave të nenit 13, nenit 62 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetqeverisjen Lokale, Udhëzimit Administrativ të MAPL-së Nr.2008/02, për ndryshimin e Udhzimit Administrativ 2007/08’
‘’Për themelimin e Njësive për të Drejtat e Njeriut në Komuna’’,më:18.05.2009 Kryetari i Komunës nxjerrë: 
Vendim për caktimin e zyrëtarëve të Njësisë për të Drejtat e Njeriut në Administratën e Komunës.

Ky njësit është në këtë përbërje:

Nazmije Demolli-Kastrati
  • M.Sc.Nazmije Demolli-Kastrati
Koordinatore për të  Drejtat e Fëmijëve, njëkohësisht edhe Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) 


Teuta Selimi
  • Teuta Selimi
Zyrtare për kthim dhe Zyrtare për Barazi Gjinore

Njësia u formua me qëllim të promovimit dhe mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Komunë.

Të drejtat e njeriut janë parimet bazë, pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë si qenie njerëzore me dinjitet. Të drejtat njerëzore përbëjnë bazën e lirisë, të drejtësisë dhe të paqes. Respektimi i tyre bën të mundur progresin e plotë të individit dhe të shoqërisë.


Të Drejtat e Njeriut janë:
Universale në kuptimin që të gjitha qeniet njerëzore, kanë të drejtë që në mënyrë të barabartë të gëzojnë të drejtat e tyre.
Të patjetërsueshme, që do të thotë se, nuk mund të ketë ndërhyrje në gëzimin e të drejtave të njeriut nga asnjë qeveri.
Të ndërvarura dhe të pandashme, asnjë e drejtë nuk mund të konsiderohet më e rëndësishme se tjetra.

Vizioni i NJKDNJ-së
Krijimi i një shoqërie të barabartë, të  lirë dhe demokratike

Misioni:

Misioni i Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut është vëzhgimi i respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe reagimi për vënien e tyre në vend, sensibilizimi i qytetarëve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre, përmirësimi i akteve nënligjore komunale, praktikës për zbatimin e këtyre akteve si dhe legjislacionit vendor dhe atij ndërkombëtar nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të akteve nënligjore nga komuna, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre dhe gjithë legjislacionit tjetër në fuqi që atakon me të Drejtat e Njeriut.

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, adreson këto fusha:
  • barazinë gjinore
  • të drejtat e fëmijëve
  • mundësitë e barabarta dhe kundërdiskriminimin
  • përdorimin e gjuhëve
  • të drejtat e komuniteteve
  • të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
  • kundër trafikimin me qenie njerëzore
Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut
Koordinon, udhëheqë dhe mbikëqyrë politikat në komunë në fushën e të Drejtave të Njeriut duke përfshirë respektimin e politikave mbi barazinë gjinore, të drejtave të komuniteteve, përdorimi i gjuhëve, mundësitë e barabarta, zbatimin e politikave për personat me aftësi të kufizuara, të drejtave të fëmijëve, kundër – diskriminimin dhe antitrafikimin.
Koordinatori i NJDNJ është përgjegjës për implementimin e politikave anti – diskriminuese në komunë, ashtu siç është e paraparë me Ligjin Kundër Diskriminimit, ligjet tjera vendore dhe ato Ndërkombëtare, të cilat promovojnë respektimin e të Drejtave të Njeriut.
Udhëheqë programin e komunës për barazi gjinore, duke siguruar se funksionet ekzekutive të komunës dhe zyret tjera relevante, mbështesin politikat dhe strategjitë për implementimin e Ligjit për Barazi Gjinore, procedurat e Mundësive të Barabarta dhe Personat me aftësi të kufizuara, sipas legjislacionit vendor dhe atij ndërkombëtar, për të drejtat e njeriut, si dhe  monitoron zbatimin e ligjeve që sanksionojnë trafikimin me qenie njerëzore.

Koordinatorja për të drejtat e fëmijëve
Është përgjegjëse për promovimin e të drejtave të fëmijëve, në pajtim me standardet ndërkombëtare, politikat vendore dhe legjislacionin vendor në fuqi.
Koordinatorët komunal për të drejtat e fëmijëve janë angazhuar për mbikëqyrjen dhe kontrollimin e respektimit të të drejtave të fëmijëve. Nëse koordinatorët vërejnë se janë duke u bërë shkelje të të drejtave të fëmijëve (edhe në edukim dhe arsim), duhet t’i njoftojnë organet kompetente lidhur me këtë çështje.

Vizioni i koordinatorëve komunalë për të drejtat e fëmijëve është krijimi i ambientit të sigurt me mundësi për zhvillim të gjithanshëm të të gjithë fëmijëve.

Misioni i Koordinatorëve komunal për të drejtat e fëmijëve është angazhimi për promovimin, mbrojtjen dhe monitorimin e zbatueshmërisë së të drejtave të fëmijëve duke mobilizuar institucionet, shoqërinë civile dhe komunitetin, për të siguruar përmbushjen e tyre në harmoni me Konventën.    

Zyrtarja për Qështje Gjinore

Barazia gjinore është pjesë e parimit të përgjithshëm të barazisë para ligjit që ekziston në të gjitha vendet demokratike. Ajo e përsërit këtë parim të përgjithshëm për njerëzit e gjinive të ndryshme, duke nënkuptuar që të dy gjinitë do të trajtohen në mënyrë të barabartë në të gjitha situatat. Rastet kur njerëzit e gjinive të ndryshme nuk trajtohen në mënyrë të barabartë mund të nënkuptojnë që ata janë duke u diksriminuar.
Koncepti i diksriminimit në bazë të gjinisë përfshinë dallimin në trajtimin, përjashtimin apo kufizimin në bazë të gjinisë, që me atë rast e rrezikon apo parandalon gëzimin ose ushtrimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në politikë, shoqëri, kulturë apo fusha tjera. Çfarëdo dallimi në trajtim është diskriminues vetëm atëherë kur nuk ka ndonjë arsyetim objektiv apo të arsyeshëm.
Barazinë gjinore e garanton edhe dokumenti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton barazi gjinore, dhe e ndëshkon diskriminimin gjinor. Përveç kësaj, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës zbatohet drejtëpërdrejtë edhe Konventa për Eliminimn e të gjitha formave të Diskriminimit ndaj Gruas (CEDAW). Të gjitha institucionet në Kosovë janë të obliguara që të zbatojnë instrumentet ndërkombëtare që zbatohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Zyrtarja për Kthim
Udhëheq programin e komunës për të drejtat e minoriteteve, duke siguruar se funksionet ekzekutive të komunës dhe zyret tjera relevante, mbështesin politikat dhe strategjitë për përfshirjen e minoriteteve, përdorimin e gjuhëve, përpilimin e raporteve, pranimi i kërkesave për kthim dhe shqyrtimi i tyre, sipas legjislacionit vendor dhe atij ndërkombëtar, për të drejtat e njeriut.
Po ashtu bënë edhe regjistrimin e personave të kthyer, përpilimin e strategjisë vjetore për kthim, monitorimin e personave të kthyer, bashkëpunim me të gjitha OJQ-të dhe
Organizatat Ndërkombëtare, UNHCR, Mercy Corps, KAAD,IOM, KFOR-in, Ministrinë për Kthim dhe komunitete, Policinë e Kosovës-Njësititn për Komunitete, etj.

Prandaj me qëllim të forcimit dhe përkrahjes së viktimave të dhunës në baza gjinore, Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) ka marrë iniciativën për lidhjen e një Memorandumi të Mirëkuptimit në mes të institucioneve kompetente të cilat mbrojnë, përkrahin, marrin vendime sa i përket Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. Andaj, Komuna e Kamenicës nëpërmes Zyrës së NJKDNJ-së, formoj Grupin Komunal Kundër dhunës në baza gjinore të cilin e përbëjnë: Policia e Kosovës - Kamenicë, Qendra për Mbrojtjen e Personave me aftësi të kufizuara mendore, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtoria e Arsimit, Mbrojtësja e viktimave dhe OJQ – Fortesa. Pra këta akter u pajtuan të lidhin një marrëveshje mirkuptimi.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi dhe koordinimi më kompetent në mes të institucioneve përgjegjëse të cilat veprojnë në Komunën e Kamenicës, me qëllim që rastet e dhunës dhe cenimi i të Drejtave të Njeriut, të shqyrtohen me prioritet në punën e institucioneve relevante.

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut gjendet në objektin e Shtëpisë së Kulturës“Isa Kastrati “
62000 Kamenicë          
Telefoni: 0280 / 372-479;         
Email: njkdnjkamenice@hotmail.com