REGJISTRIMI I BIZNESIT

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është formuar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/19 nga 13 Shtatori 2001 mbi degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë. Në bazë të shtojcës III të Rregullores së cituar më lartë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë administron sistemin e regjistrit të biznesit - shiko pika XI, dhe në bazë të dispozitave të Rregullores 2001/6 dhe Urdhëresës Administrative 2002/22 ka themeluar Zyrën e regjistrimit. Zyra e regjistrimit të ndërmarrjeve afariste dhe emrave të tyre tregtarë në Kosovë ( Zyra e Regjistrimit ) është themeluar në bazë të Urdhëresës Administrative 2002/22 dhe në pajtim me Rregulloren 2001/6 për Shoqëritë Tregtare. Zyra e regjistrimit zyrtarisht është hapur me 11 Nëntor 2002 si një agjenci e pavarur ekzekutive, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Kjo zyre aplikacionet e para për regjistrim të përhershëm i ka pranuar prej datës 13 Mars 2003, kur edhe ka pushuar pranimi i dokumentacionit për regjistrim të përkohshëm.

Agjencioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK – ja) bën regjistrimin e bizneseve të reja dhe ri-regjistrimin e tyre si: 
  • Biznese Individuale
  • Ortakëri të përgjithshme
  • Ortakëri të kufizuar
  • Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar
  • Shoqëri aksionare
  • Kompani të huaj
  • Ndërmarrje shoqërore
  • Ndërmarrje publike
  • Kooperativa bujqësore
  • Ndërmarrje të tjera nën juridiksionin e AKM-së.
Po ashtu në ZRBK bëhet Licencimi i Kompanive te Sigurimit Fizik, Rregullorja e UNMIK-ut 2000/33

Për më shumë informata vizito web-sajtin e Agjensionit për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë. Kliko këtu


* Të nderuar vizitorë, nëse keni vështirësi gjatë shkarkimit të formularëve dhe dokumentave tjerë, ju lusim të përdorni tastierin e djathtë të miut duke klikuar mbi dokumentin e zgjedhur dhe zgjidh Save Target As...