Shërbimi WEB-SMS

Të nderuar qytetarë!
 
Në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve ka filluar shërbimi i ri i quajtur Web-SMS që përmes këtij shërbimi do të njoftoheni me kohë rreth përgjegjeve në kërkesa, ankesa, vendime si dhe shërbime tjera në këtë zyre.

Ky shërbim ju mundëson të kurseni në kohë dhe mjete materiale sepse pas shqyrtimit të lëndës tuaj qoftë ajo kërkesë apo ankesë për cilindo sektorë të Administratës Komunale, ju do të njoftoheni përmes 1 mesazhi në telefonin tuaj mobil.
 
Në ditën kur ju dorëzoni lëndën tuaj, jeni të obliguar të shënoni numrin tuaj të telefonit mobil që do të na mundësojë informimin me kohë.
 
Pasi të pranoni një mesazh (SMS) nga Qendra për Shërbim të Qytetarëve (QSHQ) ju mund të vini në këtë qendër për të tërhjekur dokumentin e kërkuar në orar të rregullt pune nga ora 08:00 deri ora 16:00.
 
Ju faleminderit!
Qendra për Shërbim të Qytetarëve