Transparenca

Hyrje

Transparenca ,rregullon pjesëmarrjen e publikut në mbledhjen e Kuvendit të Komunës dhe komiteteve të tij,mbledhjet e publikut,obligimin për njoftim publik,konsultimi i akteve komunale dhe pjesëmarrje e publikut në vendimmarrje si dhe qasjen në dokumente zyrtare të komunës.

Mbledhjet e Kuvendit të Komunës

Mbledhjet Kuvendit të Komunës janë të hapura për publikun dhe për përfaqësuesit e mjeteve të informimit publik.
  • Kuvendi i Komunës,nëpërmjet zyrës përgjegjëse për informim njofton publikun të paktën 7 ditë pune para mbledhjeve të rregullta ose 3 ditë pune para mbledhjeve të jashtëzakonshme,njoftimi për publikë bëhet përmes:
  • Mbledhjet e Kuvendit të Komunës mund të jenë të mbyllura pjesërisht ose tërësisht vetëm për shkaqet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Në këto raste,me vendim të arsyetuar,Kuvendi i Komunës i shpallë mbledhjet pjesërisht ose tërësisht të mbyllura për publikun.
  • Të gjitha vendimet normative dhe kolektive të Kuvendit të Komunës,publikimi i të cilave nuk kufizohet nga legjislacioni në fuqi për qasje në dokumentet zyrtare duhet të bëhen publike një javë pas mbledhjes në të cilën janë marrë vendimet
Regjistrat

Komuna mban një regjistër të dokumenteve publike i cili azhurnohet dhe administrohet nga zyra përgjegjëse për informim nën mbikëqyrjen e autoritetit të Drejtorit për Administratë. Zyra për informim në bashkëpunim me Drejtorin e Administratës,harton formularin për qasjen ne dokumente zyrtare dhe ndihmon personat fizik dhe juridik për të plotësuar kërkesën për qasje.

Konsultimi publik i akteve komunale


Te gjitha dokumentet zyrtare (aktet,rregulloret,vendimet normative dhe kolektive) të kuvendit të komunës ose organeve komunale i nënshtrohen diskutimit publik para se ato të miratohen. Organi përgjegjës që propozon dokumentin cakton mënyrën e konsultimit më grupet e interesit,seancat dëgjimorë për publikun dhe forma tjera të pjesëmarrjes së publikut.
  • Organi kompetent që ka propozuar aktin duhet të marrin pjesë aktivisht dhe të sqaroj përmbajtjen e aktit para publikut.
  • Propozimet e dhënë nga publiku gjatë konsultimeve duhet të evidentohen. Propozimet shqyrtohen brenda afatit prej 15-ditësh nga përfundimi i konsultimit.
  • Organi qe ka propozuar aktin duhet të informojë kuvendin për propozimet e dhëna në diskutim publik duke përfshirë propozimet e refuzuara si dhe ato që janë marrë parasysh. Me rastin e miratimit të aktit , Kuvendi i Komunës kujdeset që propozimet e argumentuara të përfshihen në tekstin përfundimtar të projekt-aktit.
Qasja në dokumentet zyrtare

E drejta e cilitdo person fizik apo juridik është që të ketë të drejtë qasje në dokumentet zyrtare të organeve komunale,duke ju nënshtruar Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale,Ligjit për qasjen në dokumente zyrtare dhe Statutit të Komunës së Kamenicës.

Dokumentet zyrtare të  organeve komunale janë:

Procesvarbalet,vendimet,konkluzionet,udhëzimet,urdhëresat,shkresat,dokumentat e përpiluara nga këshilltaret e Kuvendit,të punëtorëve të shërbimit civil,planet e komunës,informacioni lidhur me buxhetin,shpenzimet dhe pagat e Kryetarit të Komunës,Kryesuesit , Nënkryetarit , Zevendeskryesuesit shtesë të Kuvendit,Udhëheqësit të Personelit,Drejtorëve të Drejtorive komunale si dhe të gjitha dokumentet e tjera  që kanë karakter zyrtar në pajtim me Ligjin për qasjen në dokumentet zyrtare.

Kërkesa për qasje në dokumente zyrtare

  • Kërkesa për inicim të qasjes në dokumente zyrtare parashtrohet në formë të shkruar duke u përshkruar informacioni që kërkohet në mënyrë që komuna ta identifikoj dokumentin.
  • Parashtruesi i kërkesës nuk është i detyruar t’i jap arsyet për parashtrimin e kërkesës.
  • Nëse kërkesa nuk është saktë lidhur me informacionin që kërkohet,organi kërkon nga parashtruesi që të qartësoj kërkesën.
  • Organet kompetente komunale e kanë për obligim që në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes se kërkesë, që ti përgjigjen me shkrim parashtruesit të kërkesë.
  • Nëse kërkesa refuzohet,pala e pakënaqur me përgjigje ka të drejtë ankese , ankesa i dorëzohet Drejtorit për Administratë i cili duhet ta miratoj apo refuzoj ankesën në afat prej 15 ditësh.
 Tubimet me publikun

Komuna është e obliguar te mbaj të paktën dy tubime me publikun për çështje të interesit të përgjithshëm.  Njëra nga mbledhjet mbahet gjatë gjashtë muajve të parë vitit.

  • Njoftimi i publikut bëhet të paktën 14 ditë para ditës së tubimit. Njoftimi duhet të përmbaj këto të dhëna (datën e mbledhjes,kohen mbledhjes,vendin e mbledhjes dhe rendin e ditës).
  • Pjesëmarrja e zyrtarëve më të lartë komunal në tubime me publikun është:(Kryetari i Komunës , Kryesuesi i K.K Zëvendës Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Udhëheqësi i Personelit si dhe Drejtorët e Drejtorive).
  • Kërkesat dhe rekomandimet e dhënë nga publiku gjatë tubimit evidentohen nga ana e procesmbajtësit.
  • Kërkesat dhe rekomandimet shqyrtohen nga organet , zyrtaret kompetent të Komunës në afat prej 30 ditësh pas përfundimit të tubimit.
 
E drejta e Peticionit dhe Menyra e Parashtrimit

Çdo qytetar,organizatë ka të drejtë të ushtroj peticion Kuvendit për veprimtarin dhe përgjegjësitë e komunës. Peticionet duhet ti drejtohen Kuvendit të Komunës dhe dorëzohen në zyrën e Drejtorit të Administratës.

Drejtori i Administratës ,çdo peticion të vlefshëm duhet t’ia paraqesë Kuvendit të Komunës brenda 30 ditëve nga dita e pranimit ose në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.

Kuvendi Komunës është i obliguar që t’i shqyrtojë peticionet dhe të marrë vendim brenda 6 javësh nga paraqitja e tij. Me peticion të parashtruar mund të trajtohet secila çështje që është në interes të qytetarëve në kuadër të kompetencave të komunës.
  • Peticioni duhet të përmbaj gjeneralitetet si dhe adresën e organizatorit emrat,mbiemrat dhe adresën e nënshkruesve të peticionit.
  • Peticioni duhet të përmbaj objektin e çështjes që kërkohet të shqyrtohet nga kuvendi i komunës duke marrë një vendim meritor për çështjen e ngritur.
  • Organizatori ose grupi mund ta merr fjalën në çdo takim të Kuvendit ose të ndonjë Komiteti ku shqyrtohet peticioni. Arsyetimi para Kuvendit apo Komitetit do të ishte një mënyrë e rëndësishme për të ndikuar në vendimin përfundimtar.
  • Kuvendi i Komunës, brenda afatit të përcaktuar e sjellin vendimin. Vendimi i komunikohet organizatorit,qytetaret janë të lirë të vazhdojnë të mbrojnë qëndrimet e tyre,në qoftë se përpjekja dështon herën e parë , ajo mund të jetësohet herën e tjetër.

Buxheti i komunës dhe planet komunale janë dokumenta publike.Komuna merr masa për t’i venë në dispozicion të publikut,mjeteve të informimit dhe grupeve te interesit për çështjen që është objekt diskutimit sipas legjislacionit në fuqi.

Mbledhjet e Komiteteve të Kuvendit

Mbledhjet e komiteteve të Kuvendit të Komunës janë të hapura për publikun, përfaqësusit e mjeteve të informimit dhe grupeve te interesit për çështjen që është objekt i diskutimit sipas legjislacionit në fuqi.

  • Komitetet nëpërmjet zyrës përgjegjëse për informim njoftojn publikun 3 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e mbledhjeve.Njoftimi për publik duhet të përmbajë: datën e mbledhjes,kohën e mbledhjes,vendin e mbledhjes dhe rendin e ditës.
  • Mbledhjet e komiteteve të Kuvendit të Komunës janë të hapura për publikun, përfaqësusit e mjeteve të informimit dhe grupeve te interesit për çështjen që është objekt i diskutimit sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të gjitha vendimet e komitetve publikimi i të cilave nuk kufizohet nga legjislacioni në fuqi për qasjen në dokumentat zyrtare duhet t’i vihen në dispozicion publikut sipas kërkesës.
Shkarko dokumentin e plotë Shqip  Serbisht