Lajmet   Mos e fshih më! Parandaloje dhunën në familje

Mos e fshih më! Parandaloje dhunën në familje - 25 nëntor 2011

 
Me rastin e 25 nëntorit Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës në Familje , përkrahur  nga OSBE, koordinatorja e njësitit komunal për të Drejtat e Njeriut- zyrtare për Barazi Gjinore në Remzije Maloku ka organizuar tryezë me temën “Ndal dhunën në familje”.
Me rastin e 25 nëntorit Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës në Familje , përkrahur  nga OSBE, koordinatorja e njësitit komunal për të Drejtat e Njeriut- zyrtare për Barazi Gjinore në Remzije Maloku ka organizuar tryezë me temën “Ndal dhunën në familje”.
Zenel Halitaj –rreshter i Policisë në Klinë , ka thënë se shoqëria jonë është duke u vetëdijesuar në këtë aspekt , por duhet të punohet në vetëdijesimin shoqërisë që të kemi sa më pak raste. Krahasuar me vitin e kaluar kemi pak ndryshime me shifra të personave të lajmëruar dhe që kryesisht rastet e paraqitura janë të gjinisë femërore. Po ashtu , edhe Sherije Millaku –udhëheqëse e Shërbimit Social është shprehur se mungon vetëdijesimin ende te femrat. Gjatë vitit 2011 në Q.P.S. janë paraqitur vetëm 8 raste , dhe jo të gjitha rastet e dhunës paraqiten në Qendrën Sociale. Strehimi nga Qendra Sociale behet i sigurt por ka edhe raste kur vendosen në familje e tyre dhe nuk duan të hapet procedurë. Zonja Millaku e ka falënderuar Caritasin Italian për mbështetje dhe ka bërë apel te shoqëria civile të bej me shumë për vetëdijesimin e shoqërisë sonë. Përfaqësuesja e OSBE-së Valbona Belegu ka thënë se ligjet duhet të zbatohen sepse po që se nuk zbatohet ligji e gjithë puna që behet bie poshtë.
Ndërsa , Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut di dhe zyrtarja  për Barazi Gjinore Remzije Maloku është shprehur se gjinia femërore është e anashkaluar dhe kjo nuk duhet të ndodh. Duhet të angazhohemi të gjithë që ky mentalitet të ndryshoj.
Po për anashkalimin e gjinisë femërore dhe dhunën në familje kanë folur edhe Qamile Qitaku, Haxhi Ibishi, Lale Grabanica , Halil Desku, Driton Marku etj.
Debati u mbyll me moton “Mos e fshih më! Parandaloje dhunën në familje”.
Dhuna nuk e zgjidh problemin.
 

RSS

Sign in