Lajmet   Sulmohet komuna e Klinës

Sulmohet komuna e Klinës - 09 shtator 2013

 Dëmet e shkaktuara  janë të konsiderueshme.

 Gjatë vikendit në mes të natës së shtunë dhe të dielës , rreth orës 01:00, është sulmuar komuna e Klinës nga një person, i cili i ka  thyer xhamat e dyerve të pjesës së hyrjes së objektit të komunës.

Sipas rojtarit, Fadil Kryeziu  i cili ka qenë brenda objektit  , ka thënë se një person i panjohur ka ardhur në drejtim të hyrjes dhe ka filluar ti godas xhamat me një mjet të fort dhe përderisa ai godiste unë menjëherë e kam lajmëruar policin ka thënë Kryeziu.  

Togeri i policisë në Klinë - Zenel Halitaj ka thënë se Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes pas njoftimi nga ana e rojtarit të komunës , dhe  i kemi ingjizimet e kamerave që janë të vendosura jashtë objektit. Sipas,  policisë mjeti me çka është sulmuar komuna ,është një mjet i fort por ende nuk dihet se çfarë  mjeti dhe personi që e ka kryer këtë vepër ka ikur në drejtim të panjohur. Policia është duke e hetuar rastin  ka thënë togeri  Halitaj.

 

 

 


RSS

Sign in