Lajmet   U mbajt mbledhja e Grupit Punues për Kthim

U mbajt mbledhja e Grupit Punues për Kthim - 14 korrik 2010

Në projekti RRK II, faza e II-të, në komunën e Klinës, do të ndërtohen 35 shtëpi për të zhvendosurit e kësaj komune ,financuar nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me Ministrin për Kthim.
 
Në mbledhjen e Grupit Punues Komunal për Kthim, të udhëhequr nga kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota ,i cili tha se vendimi që merret në këtë mbledhje është i plotfuqishëm dhe hynë në fuqi nga dita e nënshkrimit. Është e drejte elementare që të punojmë dhe t’iu krijojmë mundësi atyre që dëshirojnë të kthehen, sepse prona është e shenjët. Njëherë Bashota theksoi se gjendja e sigurisë në komunën e Klinës është e mire. Edhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, kolonel Zenel Halitaj tha se jemi të kënaqur me gjendjen e sigurisë ne komune e Klinës ,duke ju falënderuar për angazhimin dhe punën që po bëhet në komune tonë.
Ndërsa, Zyrtarja për Kthim në komunën e Klinës,Sevdije Ismalji tha se kemi kërkesa për kthim të të zhvendosurve edhe këtë vit. Kthimi është duke vazhduar në nivel ku faza e parë ka përfunduar dhe tani  jemi në fillim të fazës së dytë të projektit RRK II, i financuar nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me Ministria për Kthim.
Dejan Spasojeviç -Zyrtar nga Ministria për Kthim, tha se ne si Ministri kemi qenë mjaft të angazhuar në këtë komunë,duke zhvilluar aktivitet të shumta si në ndërtimin e shtëpive po ashtu edhe me ndihma te tjera.
Në projekti RRK II, faza e II-të, në komunën e Klinës do të ndërtohen 35 shtëpi për të zhvendosurit e kësaj komune financuar nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me Ministrin për Kthim.
 

RSS

Sign in