Lajmet   THIRRJE PËR APLIKIM

THIRRJE PËR APLIKIM - 02 gusht 2017

Logo-Klokot.pngProjekti: Aktivitetet për Gjenerimin e të Ardhurave

RRETH PROJEKTIT:

Me financim dhe mbështetje nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut Foundation Kosovo-Luxembourg është duke zbatuar projektin për " Gjenerimin e të Ardhurave ". Ky projekt ka për qëllim  dhënien e mbështetjes financiare individëve të cilët vijnë nga komuna e Zveçanit, Leposaviqit, Vitisë dhe Kllokotit  dhe të cilët kanë për qëllim hapjen e biznesit apo zgjerimin e biznesit ekzistues.
KUSH MUND TË APLIKOJË:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët nga komunat: Zveçan, Leposaviq, Viti dhe Kllokot.

FORMAT PËR APLIKIM MUND TË MERREN:
Në ueb faqen zyrtare të Foundation Kosovo-Luxembourg; http://www.fkl-ks.org/
Në ueb faqen zyrtare të Komunës së Kllokotit; https://kk.rks-gov.net/kllokoti/
Në Facebook: Foundation Kosovo-Luxembourg

SESIONET INFORMUESE:

Sesionet informuese në Komunën e Kllokotit do të mbahen më:
7 Gusht 2017, e Hënë, ora 11:00h, në Shkollën Fillore “Gjon Serreqi” – Mogillë, Komuna Kllokot (sesioni mbahet në gjuhën shqipe)
7 Gusht 2017, e Hënë, ora 13:00, në Qendrën e Kulturës, Komuna Kllokot (sesioni mbahet në gjuhën serbe)

Pas përfundimit të sesionit informues, kandidatët e interesuar për aplikim do të mund të marrin udhëzuesin për aplikim.

DATA E FUNDIT PËR APLIKIM DHE DORËZIM TË APLIKACIONIT:
Faza e aplikimit hapet që nga data 7 Gusht 2017
Data e fundit për aplikim është me 31 Gusht 2017, e Enjte, ora 16:00h
Forma e plotësuar duhet të dorëzohet në postën kryesore – Ferizaj, në adresën:
Foundation Kosovo-Luxembourg
Fahu Postar, Nr.9
70000 Ferizaj, Kosovë

Ky projekt financohet dhe mbështetet nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, ndërsa zbatohet nga Foundation Kosovo-Luxembourg
 

RSS

Sign in