Lajmet   ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS - 26 shtator 2017

Logo-Klokot.png

22 TETOR 2017

 Si të plotësohet fletëvotimi për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal?

Për Zgjedhjet Lokale janë dy fletëvotime, një për Kryetar të Komunës i cili do të ketë ngjyrë të verdhë dhe një për Kuvend Komunal i cili do të ketë ngjyrë të kaltër.

 

 

Hapi 1 Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimet janë të vulosura.

Hapi 2 Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.  

Hapi 3 Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimet para se të largoheni nga kabina.

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të identifikimit:         

  1. Letërnjoftim
  2. Pasaporta e vlefshëm
  3. Dokumenti i vlefshëm i udhëtimit
  4. Patentë shoferi

Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

 

RSS

Sign in