Megjithë faktin se në Komunën e Lipjanit nuk është e zhvilluar aq industria, as që bëhet fjalë për ndotje industriale në këtë qytet me rrethinë.
Ajo që brengos lipjanasit është hedhja kudo e mbeturinave, si dhe gjendja tejet e rëndë e shtratit të lumit Sitnica, e cila në vetë përmban edhe mbetje të dëmshme industriale nga KEK-u.