Lajmet   “Shtjefen Gjeçovi” kremton ditën e shkollës

“Shtjefen Gjeçovi” kremton ditën e shkollës - 22 qershor 2012

   IMG_1218.jpg Të enjten në shkollën e mesme të ultë “Shtjefen Gjeçovi” në Janjevë , me një program kulturo-artistik u kremtua Dita e shkollës. Në shënimin e kësaj dite ishin të pranishëm edhe delegacioni i komunës i udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Lipjanit ,Lulzim Rrustemi të cilin e shoqëronte drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Nazmi Krasniqi , gjithashtu të pranishëm ishin edhe shumë qytetarë janjevas dhe prindër të nxënësve
       Të enjten në shkollën e mesme të ultë “Shtjefen Gjeçovi” në Janjevë , me një program kulturo-artistik u kremtua Dita e shkollës. Në shënimin e kësaj dite ishin të pranishëm edhe delegacioni i komunës i udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Lipjanit ,Lulzim Rrustemi të cilin e shoqëronte drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Nazmi Krasniqi , gjithashtu të pranishëm ishin edhe shumë qytetarë janjevas dhe prindër të nxënësve . Pas intonimit të Himnit nga nxënësit e kësaj vatre diturie , fjalën e rastit e mori drejtori i kësaj shkolle Bajram Gashi, i cili ndër të tjera tha:“Ne punonjësit arsimor kemi marr obligime të reja në këtë realitet të ri të krijuar, në sferën e arsimit që do të thotë se mësimdhënësit tonë pra edha ata të shkollës sonë në Janjevë me kontributin e tyre duhet të angazhohen në reformimin e ri të sistemit shkollor në mënyrë që të kemi një sistem shkollor sa më cilësor dhe frytdhënës”. Z. Gashi më tej shtoj se , shkolla FMU “Shtjefen Gjecovi” në Janjevë veprimtarinë e saj e ka fillua shekuj më parë dhe nga bankat e kësaj shkolle dolën shumë dijetar që me emrat e tyre ne sot krenohemi . Kjo vatër e diturisë par rolin e saj që kishte përherë ishte ne shënjestër të okupatorit serb dhe ku me një veprim barbar këto forca me 6 shtator të vitit 1993 dëbuan nga shkolla 375 nxënës së bashku me stafin arsimor dhe ua ndaluan hyrjen në objektin shkollor. Pas kësaj gjendje u mobilizuan qytetarët dhe me vetiniciativën lëshuan shtëpitë e tyre për zhvillimin e procesit mësimor, në këtë vit kalendarik shkollor kjo shkollë numëron 520 nxënës 65 prej tyre të komunitetit kroat ,rom goran dhe boshnjak,të gjithë këta nxënës të këtyre komuniteteve mësojnë në të njëjtin objekt. Mësimi zhvillohet në ndërrime si në shkollën amë ashtu edhe në paralelet e ndara fizike. Në procesin edukativo arsimor janë të angazhuar 40 punëtor arsimor dy administrator dhe 9 punëtor teknik. Me punën e pandërprerë dhe kontinuale në të gjitha fazat e zhvillimit , shkolla jonë ka qenë dhe është institucion bashkëkohor edukimi me cilësi të dëshmuar   së bashku me shkollat tjera të komunës sonë..Edhe tani para vetes kemi qëllim që shkolla jonë të përshtatet me praktikat më të mira të edukimit cilësor, në proceset zhvillimore të mësimdhënies dhe mësimnxënies bashkëkohore. Shkolla jonë promovon trajtim të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirës, ashtu që të gjithë nxënësit të kenë mundësi për të arritur potencialin e tyre dhe të jenë të suksesshëm në testin e arritëshmërisë. ka përfunduar z.Gashi .Më pastaj drejtori i DA-së Nazmi Krasniqi në Lipjan ,tha para të pranishmëve se kam nderë të veçantë dhe ndihem i nderuar që sot jam në mesin e juaj të nderuar qytetarë janjevas . Ai ndër të tjera tha se, sot kanë arsyet të jenë të gëzuar nxënësit duke filluar nga parafillorët e deri tek ata të klasave të nënta se pse dita e shkollës është një jubile i rëndësishëm i juaj që lidhet me rritën dhe zhvillimin e kësaj vatre diturie dhe ju përgëzoi në punën tuaj të mëtutjeshme për të nxjerrë gjenerata sa më të arsimuara. Prioritet i yni do të jetë ngritja e cilësisë dhe do të bëjmë çmos që juve të ju ofrojmë kushte, e ju të keni rezultate sa më të mira. Prandaj ju uroj dhe ju përgëzoj për këtë ditë,të festes së shkollës suaj dhe me dëshirën më të madhe që çdo herë ta keni parasysh që me rezultatet tuaja të gëzoni prindërit dhe familjarët tuaj tha mes tjerash z. Krasniqi.
Në fund të këtij manifestimi u dha një program i pasur kulturo-artistik dhe u shtrua një koktej rasti.

RSS

Sign in