Lajmet   40,000.00 euro për ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit publik në fshatin Bujari

40,000.00 euro për ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit publik në fshatin Bujari - 12 maj 2017

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ditë më parë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ta ndihmuar Komunën e Lipjanit në realizimin e projektit "Ndërtimi i trotuarit me ndriçim publik në fshatin Bujari", projekt për të cilin MAPL do të financoj në vlerë 40 mijë euro, ndërsa Komuna do të vazhdojë me pjesën tjetër për përfundimin e këtij projekti.
 Me këtë rast, Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm realizimin e këtij projekt, ku me anë të të cilit do të rregullohet edhe më tej infrastruktura në këtë venbanim.
Ndryshe, Kryetari Imri Ahmeti po e përmbush edhe një premtim të tij për të ndërtuar dhe rregulluar infrastrukturën e fshatrave në mënyrë që që mos ketë dallime nga ajo e qytetit.

RSS

Sign in