Lajmet   460,000.00 euro është projekti ku Komuna e Lipjanit aplikon si lider bashkë me Oden Ekonomike Amerik

460,000.00 euro është projekti ku Komuna e Lipjanit aplikon si lider bashkë me Oden Ekonomike Amerikane në Zyrën e Unionit Evropian në Kosovë - 04 gusht 2017

 Përkrahja e grave edhe e të rinjëve të Komunës së Lipjanit ishte njëra ndër temat kryesore ku Kryetari Imri Ahmeti dhe Arian Zeka drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë diskutuar sot në një takim të përbashkët që kanë zhvilluar në zyrën e Kryetarit në Lipjan. 
 Ata po ashtu kanë diskutuar edhe për projektin i cili kap vlerën 460,000.00 euro, projekt me të cilin Komuna e Lipjanit do të aplikoj si lider ndërsa Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës si bashëaplikant në Zyrën e Unionit Evropian.
Gjatë këtij takimi Kryetari Ahmeti dhe Drejtori Zeka janë dakorduar që përmes granteve të përkrahin gratë dhe të rinjtë e Komunës së Lipjanit përmes trajnimeve profesionale, punës praktike vetëpunësimit dhe ndërmarrësisë.
Ky projekt ka për qëllim të përkrah Zhvillimin Ekonomik në Komunës përmes dhënies së granteve nga 5,000.00 euro për 30 gra dhe 30 të rinjë apo të reja të Komunës së Lipjanit të cilët do të fillojnë bizneset e tyre të reja si dhe trajnime profesionale dhe ofrim të mundësisë që të gjithë përfituesit të kryejnë praktikën në kompanitë partnere të Odës Ekonomike Amerikane.

RSS

Sign in