Lajmet   Njoftimet   Konkurs

Konkurs - 30 prill 2010

K O N K U R S
Për plotësimin vendeve të punës
                                                                                     
REPUBLIKA E KOSOVËS                                           KOMUNA E LIPJANIT
REPUBLIKA KOSOVA                                                 OPŠTINA LIPLJAN
REPUBLIC OF KOSOVO                                             MUNICIPALITY OF LIPJAN
 
1Nr. _________
Më: 29.04.2010
 
Në mbështetje të dispozitave të nenit 4 par. 4.1 dhe 4.2 të Urdhëresës Administrative nr. 2003/2 për zbatimin e Rregullores nr.2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës, dhe nenit 2 të Udhëzimit Administrativ Nr.MSHP/DASHC 2003/01 për procedurat e rekrutimit, Komuna e Lipjanit, shpall:
 
K O N K U R S
Për plotësimin vendeve të punës
 
Drejtorati për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale.
I.   Drejtor në QKMF-Lipjan
II. Një (1) Mjek i praktikës së përgjithëshme në AMF-Kraishtë
III. Një (1) Infermiere për AMF-Grackë e vjetër
 
I. Drejtor në QKMF-Lipjan - Detyrat dhe përgjegjësitë.
- Është përgjegjës për të siguruar ligjshmërinë në punë për afarizmin e Q.K.M.F-së, si për punë  
 profesionale që duhet të organizohen dhe të menagjohen në pajtim me ligjin dhe dispozitat e    
 statutit të Q.K.M.F-së e të aktëve tjera ligjore,
- Është përgjegjës për përkujdesje eficiente dhe efektive të shëndetësisë primare publike, për të 
 gjithë banorët e Komunës së Lipjanit,
- Është përgjegjës për ecurin e procesit të punës së përditshme në Q.K.M.F, dhe për avancimin e  
 punës ekipore,
- Kontribuon në zhvillimin e sistemit të informimit shëndetësor të Q.K.M.F-së sipas standarteve     
 të pranuara dhe të sigurojë mbledhjen informative,
- Zhvillon mardhënie të mira me donatorët, O.J.Q-të dhe me partnerët për zbatimin e tyre,
- Për punët dhe detyrat e punës i përgjigjet dhe I raporton Drejtorit të Drejtoratit për Shëndetësi dhe  
 Përkujdesje Sociale.
Shkollimi i kërkuar: Diploma Universitare -Fakluteti i Mjekësisë.
Përvoja e punës: 5 vite.
Kohëzgjatja e kontratës së punës: Tre (3) vite, me mundësi vazhdimi pas periodës provuese prej Tre (3) muajve.
Paga mujore: 599,10 €.
Aftësitë: T’i përmbahen etikës mjekësore,
                Të kenë aftësi komunikimi dhe mbikqyrjeje me stafin punues,
   Të kenë aftësi në udhëheqje dhe organizim të punës,
   Të kenë shkathtësi dhe kualitete personale.
 
 
 
 
 
II. Një (1) Mjek i praktikës së përgjithëshme - Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ofrojn shërbime shëndetësore nga kujdesi primar shëndetësor në Q.K.M.F-në, në Lipjan-A.M.F-
 Kraishtë
- Siguron kujdes primar shëndetësor për të gjithë banorët që kërkojnë ndihmë mjekësore në 
 A.M.F-Kraishtë.
Shkollimi i kërkuar: Fakulteti i Mjeksisë – Drejtimi i Përgjithshëm.
Përvoja e punës: Stazhi i kryer i praktikantit dhe Licencimi nga Ministria e Shëndetësis.
Kohëzgjatja e kontratës së punës: Dy (2) vite, me mundësi vazhdimi pas periodës provuese prej Tre (3) muajve.
Paga mujore: 334,60€.
Aftësitë: T’i përmbahen etikës mjekësore,
                Të kenë aftësi komunikimi me pacientë,
   Të kenë aftësi në organizim të punës,
   Të kenë shkathtësi dhe kualitete personale.
 
III. Një (1) Infermiere për AMF-Grackë – Detyrat dhe përgjgjësitë
- Në bashkpunim me mjekun familjar ofron mbrojtjen primare shëndetësore,
- Kryen shërbime të shëndetit reproduktiv, kujdesin antenatal, postnatal, shërbime shëndetësor për 
   fëmijë (përcjelljen rritjen dhe zhvillimin fizik dhe psikomotorik),
- Bënë imunizimin dhe promovon edukim shëndetësor,
- Trajton lëndimet-plagët para dhe postoperative, ofron ndihmë shëndetësore në vendin e 
    ngjarjes, kryen edhe vizita shtëpiake kur është e domosdoshme me udhëzimin e mjekut,
- Bënë injektimin e barnave – IM, IV, SC, ID etj,
- Kryen edhe punë administrative për shërbimet që i bënë.
Shkollimi i kërkuar: Shkollae Mesme e Mjekësis .
Përvoja e punës: Dy vite në profesion.
Kohëzgjatja e kontratës së punës: Dy (2) vite, me mundësi vazhdimi pas periodës provuese prej Tre (3) muajve.
Paga mujore: 223,10 €.
Aftësitë: T’i përmbahet etikës mjekësore,
                Të kenë aftësi komunikimi me pacientë.
 
Data e mbylljes së konkursit, 15 ditë nga shpallja në mjetet e informimit publik.
Formularët e kërkesave janë në dispozicionin tuaj, dhe mund ti merrni në zyrën nr.23.
Kërkesat e arritura pas afatit nuk do të shqyrtohen.
Kërkesat e pakompletuara refuzohen.
Shërbimi Civil i Kosovës i shërben të gjithë popullit të Kosovës dhe mirëpret kërkesat (aplikacionet) prej meshkujve dhe femrave nga të gjitha komunitetet e Kosovë.                                                                                                                                                     
 
 
 
XHAVIT DAKAJ
UDHËHEQËS I PERSONELIT
 
 
                       
 

RSS

Sign in