Lajmet   Njoftimet   Komunën e Lipjanit e vizitoi ministri i Forcës së Sigurisë

Komunën e Lipjanit e vizitoi ministri i Forcës së Sigurisë - 02 mars 2010

     Sot në zyrën e kryetarit të komunës së Lipjanit z. Shukri Buja qëndroi ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Fehmi Mujota...

Picture-064.jpg

   Sot në zyrën e kryetarit të komunës së Lipjanit z. Shukri Buja qëndroi ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë. z. Mujota  shprehu falenderimin e tijë Kryetarit të komunës së Lipjanit z.Shukri Buja  për angazhimin maksimal të tijë për punën e mirë e qytetarëve të komunës së Lipjanit pa dallime etnie, gjinie dhe religjioni dhe me këtë rast informoi z. Buja, për rrjedhen e fushatës rreth Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku dhe ka gjetur një përkrahje të fuqishme tek kryetari ku dhe do të fokusohet pak më teper te komunitetet pakicë dhe tek femrat për të qenë një konkurrencë sa më e madhe dhe sa më cilësore në mënyrë që të përzgjidhen më të mirët për të qenë pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për këto ditë sa kanë ngelur deri në mbyllje të fushatës të rekrutimit, shpresojmë që angazhimi i kryetarit dhe i ekipeve mobile që do të jenë të mërurën këtu në Komunën e Lipjanit dhe i zyrtarëve të komunës së Lipjanit bashkarisht do të bëjnë përzgjedhjen dhe do të kenë një rezultat konkret dhe do të kemi mundësi që nga të rinjet dhe të rejat e komunës së lipjanit të kemi një numër të përzgjedhur në Forcën e Sigurisë së Kosovës tha ndër të tjera ministri Mujota prandaj urojmë që sa më shumë prej tyre të plotësojnë kriteret dhe standartet të përcaktuara dhe shpresojmë që ata të jenë ndër më të mirët për të qene pjesëtar të Forcës së Sigurisë dhe që po ndërtohen mbi baza e kritere e standarteve të NATO-s. Ndërsa kryetari i komunës së lipjanit z. Buja ka thënë se unë e prita ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Mujota dhe më informoi për ecuritë rreth forcës së Sigurisë së Kosovës, biseduam edhe për kyqjen e sa më shumë qytetarëve e sidomos të femrave që kanë nevojnë të konkurojnë, si dhe të komuniteti pakicë siq e përmeni z. Mujota i kemi të gjitha komunitetet dhe se interesimi i komuniteteve është mjaft i mire për tu angazhuar në këtë forcë vetëm gjatë kohës së fushatës kemi marr tri aplikacione të plotësuara nga komuniteti serb që është një risi këtu në Lipjan. Po ashtu me Z Mujota biseduam edhe për diplomat që të ketë një fleksibilitët në diplomat ë komunitetit serb me propozimin tim edh eme pajtimin e z. Mujota   të merkuren do të jenë të përqëndruara ekipet mobile ne Grack të Vjetër dhe ne Janjevë, unë besoj se do të ketë konkurim të mire në Forcën e Sigurisë së Kosovës nga Komuna e Lipjanit.
 

RSS

Sign in