Lajmet   Familja e Nexhmi Bytyqit u bë me shtëpi të re

Familja e Nexhmi Bytyqit u bë me shtëpi të re - 27 dhjetor 2017

 Familja e Nexhmi Bytyqit nga fshati Akllap, sot hyri në shtëpi të re, shtëpi kjo që u ndërtua falë organizimit dhe punës së Shoqatës “Humanizmi i femrave shqiptare kudo që janë” në bashkëpunim edhe me Komunën e Lipjanit.
 
Me këtë rast kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka falenderuar përfaqësueset e kësaj shoqate për shtëpinë e ndërtuar dhe në shenjë falenderimi u ka ndarë atyre mirënjohje dhe u ka dhuruar llogon e Komunës. Kryetari Ahmeti ka uruar familjen Bytyqi për hyrjen në shtëpinë e tyre të re, si dhe ka urar që shtëpi të tilla të ndërtohen edhe në të ardhmën për familje të tjera në Komunën tonë.

Ndërsa përfaqësueset e kësaj shoqate kanë falenderuar Komunën e Lipjanit për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar për ndërtimin e ksaj shtëpie, si dhe falenderuan çdo femër shqiptare kudo është që ka kontribuar në grupin e tyrë për ndërtimin e shtëpisë së familjes bytyqi.

Kryefamiljari Nexhmi Bytyqi ka falenderuar Komunën e Lipjanit dhe përfaqësueset e shoqatës për ndërtimin e shtëpisë.


RSS

Sign in