Lajmet   Filloi ndërtimi i rrugës për në Parkun Nacional "Blinaja”

Filloi ndërtimi i rrugës për në Parkun Nacional "Blinaja” - 10 gusht 2017

 Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Ministrin e Infrastrukturës, Hanefi Muharremi sot inauguruan fillimin e punimeve në rikonstruimin e rrugës Magure – Blinaj – Parku Nacional “Blinaja”.

 Kryetari Ahmeti u shpreh i kënaqur me investimet që po bëhen në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Lipjanit dhe uroi banorët për fillimin e punimeve në këtë projekt mjaft të rëndësishë. Kryetari Ahmeti ka falenderuar ministrin Muharremi për mbështetjen e Ministrisë në përmirësimin e infrastrukturës lokale në Komunën e Lipjanit.

 Ky projekt financohet nga Ministria e Infrastrukturës ndërsa menaxhimin dhe pjesët tjera të projektit kryehen nga Komuna e Lipjanit. Gjatësia e rrugës L=3200(m), gjërsia B=5.0(m), ndërsa shteku i çiklistëve përgjat gjithë rrugës me gjërsi B=1.20(m) dhe trotuari me ndriçim publik me gjërsi B=1.80(m). Vlera e realizimit të këtij projekti është 497,971.41 Euro

IMG_6063.JPGIMG_6093.JPGIMG_6141.JPGIMG_6139.JPG


RSS

Sign in