Lajmet   Ka nisur ndërtimi i autoparkingut dhe i hapësirave të gjelbërimit

Ka nisur ndërtimi i autoparkingut dhe i hapësirave të gjelbërimit - 03 gusht 2011

     IMG_0101.jpgNë mesin e shumë projekteve që gjenden në vlugun më të madh të punëve të tyre, para pak ditësh ka nisur së ndërtuari edhe një kompleks në hapësirat e komunës në të cilën po ndërtohen:autoparkingu ,hapësira gjelbërimi të cilat kanë në vete drunjë dekorativ dhe 15 ulëse.
      ` Në mesin e shumë projekteve që gjenden në vlugun më të madh të punëve të tyre, para pak ditësh ka nisur së ndërtuari edhe një kompleks në hapësirat e komunës në të cilën po ndërtohen:autoparkingu ,hapësira gjelbërimi të cilat kanë në vete drunjë dekorativ dhe 15 ulëse. Pra, krahas ndërtimit të parkut përgjatë hekurudhës dhe shadërvanit, qyteti i Lipjanit po begatohet edhe me zbukurimin në fjalë. Parku që gjendet në vlugun më të madh të punëve ka një hapësirë bukur të madhe, madje një kuadër të tij kanë nisur punët edhe parqet afër Qerdhës së Fëmijëve dhe prapa PTK-së në Lipjan. Rrahman Olluri, menaxher i projekteve në kuadër të Drejtorisë të Shërbimeve Publike, ka theksuar të martën për gazetën “Lajm”, se i gjithë projekti të cilën është duke e kryer kompania serioze “Rexha Com” kap vlerën e 115 mijë euro. Pra, duke llogaritur çdo ditë pune, projekti në fjalë do të përfundojë brenda 26 ditëve, ka thënë Olluri. Më tej, ai ka shtuar se sipas dinamikës së punëve që po ecin, projekti në fjalë do të përfundojë pikërisht në afatin e paraparë . Mirëpo, duhet përmendur se me ndërtimin edhe të këtij kompleksi s’do mend se qytetarët po ndihen të kënaqur me hapësirat e gjelbërimit dhe parkingjet gjë që lipjanasëve u ka munguar hapësira e tillë. Mirëpo, finalja e gjitha këtyre të mirave do të jetë me ndërtimin e sheshit “Adem Jashari”,

RSS

Sign in