Lajmet   Kryetari Ahmeti: T’i ruajmë asetet dhe investimet e deritanishme, janë pasuri e jona e përbashkët

Kryetari Ahmeti: T’i ruajmë asetet dhe investimet e deritanishme, janë pasuri e jona e përbashkët - 13 shtator 2017

 Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti së bashku me përfaqësuesit e projektit DEMOS, sot në parkun e qytetit “Ismet Asllani”, kanë përuruar art instalacionin që ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për një ambient më të pastër, të sigurtë dhe të shëndoshë për të gjithë. 
 Me këtë rast, Kryetari Ahmeti ka falenderuar përfaqësuesit e projektit DEMOS për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve në Komunën e Lipjanit, si dhe profesorin Avni Qeriqi dhe nxënësit për realizimin e këtij projekti të përbashkët.
“Mesazhi që përqohet është në kuadër të projektit tonë për ruajtjen e aseteve dhe investimeve të deritanishme. Ky mesazh vetëdijësues duhet të shpërndahet tek të gjithë në mënyrë që të ndërpritet një lloj vandalizmi në dëmtimin e pasurisë tonë të përbashkët. Më vjen mirë që këtë ide sensibilizuese për ruajtjen e ambientit e kanë edhe nxënësit së bashku me profesorin dhe po besoj që kjo fushat do të duhej të vazhdoj edhe në të ardhmën, për të kultivuar një kujdes akoma më të shtuar ndaj ruajtjes së investimeve që po bëhen”, - tha kryetari Ahmeti.
Ky projekt është mundësuar nga Komuna e Lipjanit me përkrahje nga organizata Helvetas - projekti DEMOS. Instalacioni artistik është punuar prej materialeve të reciklueshme nga nxënësit e shkollave fillore të Lipjanit nën udhëheqjen e arsimtarit Avni Qeriqi.

RSS

Sign in