Lajmet   Kryetari Ahmeti i përkushtuar në përmirësimin e kushteve në shkolla

Kryetari Ahmeti i përkushtuar në përmirësimin e kushteve në shkolla - 13 prill 2017

 Komuna e Lipjanit e udhëhequr nga Kryetari Imri Ahmeti edhe këtë vit ndër prioritetet e veçanta e ka rregullimin e infrastrukturës dhe investimeve të ndryshme pothuajse në të gjitha objektet shkollore.
 E gjithë kjo po bëhet me qëllim të sigurisë së nxënësve dhe përmirësimit të kushteve për mësim.
Së fundi ka filluar edhe realizimi i projektit në ndërtimin e rrethojës së oborrit të sh.f.m.u “Skenderbeu” në fshatin Kraishtë si dhe rregullimi i infrastrukturës së oborrit të kësaj shkolle. Gjatë vizitës së kreut të Lipjanit Imri Ahmeti ky projekt është cilësuar i rëndësishmëm i cili do të ndikojnë në sigurinë e nxënësve dhe kushteve të tjera rekreative.

RSS

Sign in