Lajmet   Kryetari Ahmeti ka pritur kolonelin e KFOR-it Italian Francesko Randacio

Kryetari Ahmeti ka pritur kolonelin e KFOR-it Italian Francesko Randacio - 01 gusht 2017

 Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, të marten në zyrën e tij ka pritur, kolonelin e KFOR-it Italian Francesko Randacio i shoqëruar nga përfaqësuesit e KFOR-it Italian dhe Finlandez, si dhe përfaqësuesit e KFOR-it Turk të cilët janë të vendosur në Lipjan. 
 Në këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, e ka njoftuar kolonelin Francesko Randacio për punët dhe zhvillimet aktuale në Komunën e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti, po ashtu gjatë takimit ka folur për sigurinë në Komunën e Lipjanit e cila është e qetë dhe stabile si dhe për rëndësinë e KFOR-it në përgjithsi që ofrojnë stabilitet për qytetarët e lipjanas.
Ndërsa koloneli i KFOR-it Italian Francesko Randacio, është shprehur shumë i kënaqur me mirëpritjen nga ana e kryetarit Imri Ahmeti, si dhe me të arriturat e komunës së Lipjanit në realizimin e projekteve të shumëta e sidomos projekteve në fushën e sigurisë.

RSS

Sign in